Në vitin 2015 Amazon arriti shifrën e të ardhurave vjetore prej 100 miliardë dollarësh. Themeluesi i kësaj kompanie, Jeff Bezos, pretendon se kjo ka qënë rritja më e shpejtë që ndonjë kompani ka patur ndonjëherë.
Amazon vazhdon të rritet me një ritëm tepër të shpejtë. Analistët e saj kanë nisur të hartojnë një plan ambicioz që të mund të arrijnë një shifër të ardhurash që nuk e ka arritur deri tani asnjë kompani tjetër në botë, plot 1 trilion. Madhësia e kësaj kompanie ka bërë që sipërmarrës nga e gjithë bota të jenë vigjilentë për të kuptuar atë që bën Amazon, arsyet pse kjo kompani është kaq e suksesshme.
Jeff Bezos i ka kushtuar tepër rëndësi avancimit në parimet bazë të operimit që sjellin rritjen e Amazon. Në veçanti ai i dedikon suksesin e kësaj kompanie angazhimit në këto tre fusha :
1.Prano ndonjë dështim të rastit si kosto e të qënit inovativ
Shumica e kompanive e shmangin dështimin si murtajën. Në mënyrë intuitive ata shpesh e ndjejnë nevojën për të sjellë risi dhe për tu ripërtërirë ,gjë e cila i garanton të qënit të rëndësishëm në treg, por shpesh kompanitë ndrydhen dhe zgjedhin mënyra më të sigurta për të konkurruar në mënyrë që të minimizojnë humbjet.
Por Bezos, nënvizon se nuk mund të jemi inovativ nëse nuk jemi të gatshëm të dështojmë.
Ja komenti i tij teksa diskutohej rreth raportit vjetor të 2015 :
“Një fushë ku mendoj se dallojmë tërësisht nga të tjerët është dështimi. Ne besoj se jemi vendi më i mirë në botë ku mund të dështohet ( ne bëjmë shumë praktikë ! ) Dështimi dhe shpikja janë binjakë të pandashëm. Për të shpikur ju duhet më parë të eksperimentoni. Nuk do të kishte vend për eksperiment nëse ju do e dinit paraprakisht të funksionuarit të diçkaje. Shumica e organizatave në parim e përqafojnë idenë e të shpikurit, por nuk janë të gatshëm të vuajnë vargun e eksperimenteve të dështuara derisa të arrijnë atje”.
Ju duhet të eksperimentoni një pjesë të kulturës të biznesit tuaj. Kjo do të thotë t’i lësh vetes hapësirë për të ekspoluar duke shfrytëzuar maksimumin e kuriozitetit tënd në mënyrë që të shtosh vlerën e kompanisë tënde në sy të konsumatorit. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të përgatiteni të nisni dështimin e madh. Eksperimentet në të cilat angazhoheni sigurisht që duhet të jenë të llogaritura. Këto eksperimente do të ju bëjnë të merrni mësimet e duhura në mënyrë që të gjeni drejtimin tuaj optimal
2. Punoni çdo ditë si të ishte dita e parë e juaja në biznes.
Amazon ka gati 350.000 punonjës. Duke marrë parasysh madhësinë e kësaj organizate do të ishtë më e pritshme që ata të vepronin me një ritëm më të ngadaltë siç shumë kompani të tjera të pjekura bëjnë. Por që në fillim Bezos ka deklaruar se Amazon do të operojë si një kompani e uritur e cila ndodhet në fazat e para , si të ishte dita e parë e biznesit.
Në letrën e tij të vitit 2016 për aksioneret Bezos shpjegoi se pse veprimi në këtë mënyrë është kaq kritik :
“Dita e dytë është pezull, e ndjekur nga humbja e rëndësisë dhe drejtimit fillestar, e ndjekur nga një rënie e dhimbshme ,dhe në fund vjen vdekja, kjo është arsyeja pse duhet të jetë gjithmonë si ditën e parë”.
Duhet të ruhet optimizmi dhe pasioni i ditës së parë. Nuk duhet që të na zërë monotonia dhe të humbasi dëshira dhe energjia e fillimit.
Megjithëse Amazon i ka burimet për të qenë tepër i sofistikuar në dhënien e vlerës për klientët e tyre, është gjithmonë mendimi i të vepruarit me urgjencë në punën e tyre që bën dallimin kryesor. Kjo do të thotë se ata marrin vendime me shpejtësi, zakonisht me 70 % të informacionit të vend të 90 %. Ata përqafojnë trendet që kanë ndikim tek klientët e tyre , gjë e cila i jep më tepër sukses.
Ju gjithashtu mund të mbani kulturën tuaj fillestare, madje edhe kur biznesi të rritet. Ju mund ta bëni këtë duke fuqizuar anëtarët e ekipit tuaj për të marrë vendime të cilat i kënaqin klientët, duke nxitur kreativitetin, dhe duke mos inkurajuar të mbimenduarit në grup si një mënyrë që zgjidh nevojat e paplotësuara të klientëve. Pra duhet më tepër të eksperimentojmë dhe veprojmë, se sa të mendojmë më shumë se duhet.
3. Jepi klientëve të tu atë që ata dëshirojnë para se të kuptojnë që e duan atë.
Të shtuarit më tepër vlerë për klientët e tyre është një qëllim i thjeshtë , një forcë shtytëse pas ndjenjës dhe gatishmërisë së Amazon për të eksperimentuar. . Sipas Bezos, Amazon është e fiksuar pas klientëve të saj, dhe është gjithnjë në kërkim të gjetjes së mënyrave që rrisin cilësinë e shërbimit kundrejt tyre.
Për shkak të rëndësisë së madhe që i jep klientëve të tyre, Amazon mundohet të krijojë marrëdhenie të afërta me ta në mënyrë që të gjejë zgjidhje sa më të përshtatshme ,gjë që e bën Amazon të ketë tepër rëndësi për klientët e saj.
Sipas Bezos : “Edhe kur klientët nuk e dinë, ata duan gjithmonë një gjë që të jetë më e mirë se ajo që kanë, dhe dëshira që ju keni për të kënaqur klientët tuaj do t’ju bëjë të shpikni në emër të tyre”.
Asnjë klient nuk ka kërkuar që Amazon të krijojë programin e antarësimit, por sigurisht nga rezultatet e mëpasshme del se ata e donin atë.
Krijoni lidhje të afërta me klientët tuaj, bisedoni me ta, njihini më mirë seç ata njohin veten e tyre.
Atëherë do të dini saktësisht se si të shpërndani produkte, shërbime dhe përvoja që zgjidhin problemet e tyre si askush tjetër.
Ju mund të krijoni një biznes shumë të suksesshëm. Një strategji e zgjuar për ta bërë këtë është të ndiqni parimet e kompanive që kanë arritur atë që ju doni, dhe zbatojini ato në mënyrën si veproni. Këto mësime universale nga Amazon janë një shtysë e mirë për t’ja filluar.