Kompania e atleteve Nike ka bërë revolucionin e shumëpritur duke krijuar atletet që lidhen vetë. Kompania ka publikuar atletet HyperAdapt 1.0 të cilat lidhen automatikisht dhe lidhëset përshtaten në varësi të këmbës së personit që i vesh. Atlet janë pjesë e tekonologjisë së fundit që kjo kompani ka hedhur në treg.
Këpucët janë programuar në atë mënyrë që ato të lidhen në mënyrë perfekte.
“Në momentin që personi i vesh atletet, pupla e këmbës godet një sensor dhe sistemi automatikisht i bashkon lidhëset e këpucëve në atë masë që kërkon përdoruesi. Ka dy butona anash që shtrëngojnë dhe lirojnë lidhëset derisa të lidhen në formën më të rehatshme për personi që i mban veshur” , – shpjegoi lideri i këtij projekti Tiffany Beers.
Këpucët do dalin në shitje në fund të vitit, gjatë sezonit të pushimeve , raportoi firma e njohur amerikane.
https://www.youtube.com/watch?v=z7Cyv3cvIxY
Ndërsa një shpjegim tejet interesantë mund ta dëgjoni më poshtë nga Hoxha i nderuar Bedri Lika: