Davutoglu: Arritëm marrëveshje historike mes Turqisë dhe BE-së

“Sot është ditë historike për dy arsye. E para se sot në Turqi është dita e Dëshmorëve, dhe e dyta sepse arritëm një marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së”, tha Davutoğlu

 

BRUKSEL (AA) – Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu tha se “Sot është ditë historike për dy arsye. E para se sot në Turqi është dita e Dëshmorëve e cila është një ditë historike dhe e dyta sepse arritëm një marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu me Presidentin e Këshillit të BE-së Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, dhe Presidentin e BE-së kryeministrin holandez Mark Rute kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat në sallën e takimeve të Këshillit të BE-së.

Kryeministri turk duke tërhequr vëmendjen se sot është ditë historike për dy arsye ai tha se “Sot është ditë histroike për dy arsye. E para se sot në Turqi është dita e Dëshmorëve e cila është një ditë historike dhe e dyta sepse arritëm një marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së”.

Davutoğlu pasi ka falënderuar ata që kanë kontribuar në këtë proces të Samitit Turqi-BE kryesisht Juncker dhe Tusk theksoi se suksesi i kësaj historie nuk është vetëm për rezultatet e saj por në të njëjtën kohë edhe për mënyrat e përdorura.

“Me njëri tjetrin kemi ndarë pikëpamjet, shqetësimet, perspektivat dhe vizionet tona. Kemi kuptuar se Turqia dhe BE-ja kanë fatin dhe vështirësitë e përbashkëta dhe që të dy palët ndajnë një të ardhme të përbashkët”, deklaroi ndër të tjera Davutoğlu.

Duke vënë në dukje se duhet të thellohet integrimi i Turqisë në BE dhe duhet të zgjidhet kriza e refugjatëve sirianë Davutoğlu tha se sot në këtë takim kush nuk ka përfituar nga menaxhimi i krizës mes Turqisë dhe BE-së, kanë nevojë për një bashkëpunim më strategjik.

Ai tha se marrëveshja e arritur sot ka një dimension njerëzor.

“Sepse qëllimi kryesor i të gjitha marrëveshjeve është kjo: fëmijët, gratë të mos humbin jetën, të rinjtë, të moshuarit të mos humbin jetën në rajonin e Egjeut. Për këtë arsye arritëm një marrëveshje për të thyer guximin e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe që të ketë një qasje të balancuar për ti dhënë guxim migrimit ligjor. Turqia tani do të rimarrë ata që mbërrijnë ilegalisht në ishujt e Egjeut dhe nga ana tjetër vendet e BE-së do të pranojnë në të njëjtën shifër refugjatët nga Turqia. Për këtë arsye ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë dhe që jep guxim. Gjithashtu edhe për refugjatët është një hap shpresëdhënës. Kemi rënë dakord që të ndahen në mënyrë të drejtë edhe ndarjen e barrës dhe të financave. Sot kemi prezantuar disa projekte dhe 3 miliardë eurot do të nisin të pëdroren në javët e ardhshme. Këto para nuk janë për Turqinë por do të përdoren për refugjatët. Unë edhe pse në një deklaratë të fundit pas Samitit të fundit këtu shpreha se ‘nuk kërkojmë para‘ kam lexuar se në shumë lajme kjo është paraqitur sikur kjo marrëveshje është bazuar në mbështetjen financiare. Por jo, BE-ja do të ndohmojë vetëm refugjatët dhe Turqia do të ketë rolin që këto para të arrijnë tek refugjatët sirianë. Ne tashmë mundësisht do të ofrojmë ndihmë për sirianët edhe në Turqi edhe brenda zonave të sigurta në Siri”, tha kryeministri turk.

Davutoğlu duke rikujtuar rëndësinë e marrëveshjes së arritur mes palëve ka tërhequr vëmendjen se në saj të kësaj është thelluar edhe procesi i marrëdhënieve dhe integrimit dhe duke cekur se dimensioni më i rëndësishëm i kësaj është liberalizimi i vizave. “Shpresoj që liberalizimi i vizave të nisë zbatimin para muajit qershor”, tha ai.

Ndër të tjera Davutoğlu ka vënë në dukje se janë 72 kritere të cilat Turqia duhet ti vë në zbatim ku 37 prej tyre janë përballuar dhe kanë mbetur 35 parakushte të tjera. “Shpresoj që deri në fillim të muajit maj do ti kemi përmbushur të gjitha këto kërkesa dhe gjithashtu shpresoj që Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vënien në zbatim të liberalizimit të vizave”, tha ai.

Kryeministri Davutoğlu gjithashtu ka shpjeguar se me marrëveshjen e sotme është vendosur edhe hapja e kapitullit të 33 dhe duke vënë në dukje se ky është një hap i rëndësishëm i Turqisë i hedhur në procesin e BE-së dhe se është vënë në dukje edhe përshpejtimi i hapjes së kapitujve të tjerë.

Davutoğlu ka theksuar se të gjitha këto plane kanë treguar se nuk mund të flitet për të ardhmen e BE-së pa Turqinë dhe për të ardhmen e Turqisë pa BE-në dhe se për këtë arsye palët kryesisht në çështjen e refugjatëve sirianë kanë nevojë për një marrëdhënënie strategjike.

Kryeministri turk ka shtuar më tej se në të njëjtën kohë kanë një strategji të përbashkët kundrejt terrorizmit si dhe ka shprehur falënderimet liderëve evropianë për mbështetjet e dhëna pas sulmeve terroriste në Ankara. Davutoğlu në fjalën e tij ka theksuar se dy kryeqytete në Evropë, Parisi dhe Ankaraja ndodhen në objektivin e organzatave terroriste.

“Cila do qoftë origjina e terrorizmit, qoftë ai DAESH, PKK apo DHKP-C nuk ka ndryshim. Solidarizimi duhet të tregohet ndaj çdo lloji të terrorizmit. Kam shpehur zhgënjimin tim që teksa 72 milionë mbajnë zinë e sulmit terrorist në Ankara, dhe në të njëjtën kohë e njëjta organizatë terroriste në një vend të afërt me këtu të gjejë shansin për të mbështetur aktet terroriste me simbolet e saj. Nuk duhet të bëhen dallime mes organizatave terroriste”, tha ai.

Duke nënvizuar se ka dashur ti japë mesazh homologëve dhe komunitetit ndërkombëtarë Davutoğlu tha:

“Nuk duhet të bëjmë dallime mes viktimave, të persekutuarve. Cilat do qofshin përkatësitë etkine apo fetare, muslimanë, kristianë, turq, francezë apo arabë nuk ka rëndësi, njerëzit janë viktima, viktima të terrorimit dhe të persekutuar. Për këtë arsye mendoj se duhet të qëndrojmë së bashku në çdo kuptim kundër terrorizmit”.

Artikulli paraprakVdekja e Rebekës dhe ne të gjallët
Artikulli vijuesPYD-ja si maskë e PKK-së