Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se do të ishte naivitet i papranueshëm nëse shpjegohet se raportet në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën varen nga heqja e taksës që Kosova ia ka vendosur Serbisë.
Konjufca në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se Shpend Ahmeti me Fatmir Limaj kanë bërë gabim kardinal që po i shkojnë prapa Hashim Thaçit, sepse vetëm e kanë amnistuar nga kriza e legjitimitetit.
Sipas tij, qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet për shumë çështje të tjera, por jo për taksën e vënë. Derisa ka shtuar se PDK-ja në një mënyrë po e shantazhon kryeministrin Haradinaj, duke kërkuar që ai të jetë më i butë ndaj Serbisë.
Për insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për largim të taksës, Konjufca thotë se Kosova nuk duhet të shëndërrohet në një shtet që vetëm i hap veshët dhe dëgjon se kush po i flet.“Kosova i ka dy rrugë, njëra është që të komfornohet automatikisht pa diskutim dhe të shëndrrohet në një far shteti i cili vetëm i hap veshët se kush po e thotë fjalën dhe automatikisht i zbaton, në formë të urdhrave. Kjo nuk është shtet serioz. Rruga tjetër e cila mundohet, së bashku me miqtë, aleatët tanë, t’i bind ata që këtu ne kemi qenë përpara një akti të kryer që kjo është për Kosovën e domosdoshme dhe pa të cilën nuk bënë…raporti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën nuk mund të vendoset në një taksë që Kosova ia vendos Serbisë. Mendoj që do të ishte naivitet i papranueshëm nëse do të shpjegohej brenda këtyre konjturave politike relacioni SHBA-Kosovë…kur ne argumentojmë me të drejtën tonë, kur ne i shtrojmë të gjitha argumentet që kjo për neve është ekzistenciale dhe Serbia është ajo që duhet të ndryshoj, jo Kosova.
Atëherë me një kons ensus dhe një vendosmëri do të mundemi të ecim përpara, pa i prishur punët me aleatët tanë ndërkombëtar”, tha ai.Sipas shefit të grupit parlamentar të VV-së, taksa është shumë e nevojshme, pasi siç e konsideron ai Serbia e ka mbështet Kosovën për muri me gjithë luftën diplomatike dhe ekonomike që po i bënë. Zgjidhja më e mirë, Konjufca thotë se do të ishte reciprociteti i plotë në të gjitha aspektet.
Sipas tij, partneri i koalicionit, PDK-ja po e shantazhon Haradinajn, duke kërkuar që ai të jetë më i butë ndaj Serbisë.Konjufca: PDK po e shantazhon kryeministrin Haradinaj
Video:“PDK-ja në një mënyrë po e shantazhon kryeministrin Haradinaj, duke kërkuar që ai të jetë më i butë ndaj Serbisë. Lëvizja Vetëvendosje është e kundërta. Nuk mendon që Ramush Haradinaj duhet me u rrëzuar për shkak të Serbisë. Ramush Haradinaj duhet me u rrëzuar për shkak të të keqeverisjes të brendshme…ne nuk kemi kontakte me PDK-në në këtë kuptim, ne mendojmë që nëse bëhet një mocion mosbesimi në Kosovë, atëherë do të duhej të uleshin të shkruanin partitë politike në Kosovë, t’i rendisnin argumentet e tyre. Por në asnjë mënyrë nuk do të ishte argument pse Ramush Haradinaj i ka vendosur taksë Serbisë.
Kjo do të ishte absurde në kuptimin nëse, kjo është njëra prej atyre pak veprimeve, të rralla që i ka bërë të mira kjo Qeveri e Kosovës”, u shpreh Konjufca për KosovaPress.Në lidhje me dialogun me Serbinë, shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca shprehet se rezoluta e votuar në kuvend është vetëm mashtrim.Sipas tij, një ditë pas votimit të saj, Federica Mogherini i falënderoi delegacionin shtetëror, e po ashtu konfirmoi se ata janë vetëm ekip mbështetës, duke thënë se dialogu shumë mirë ka ecur me presidentin Thaçi dhe do të vazhdoj me të.“Mashtrimi i PSD-së me këtë çështjen se po i marrim Thaçit dialogun me Serbinë nga duart, ky mashtrim zgjati vetëm 24 orë, jo më shumë…ti shkon në kornizë të dialogut prej organizatorit të dialogut, nuk shkon me fol atje çka ki qejf, çka dëshiron Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj me fol. Ti ke me shkuar atje në një kornizë të cilën je i ftuar, çështja është se pe pranon ftesën apo jo. Këta e kanë pranuar ftesën, ftesa është faleminderit që krijuat ekip mbështetës për Hashim Thaçin.
Lexojeni me vëmendje në anglisht letrën e Mogherinit, ajo është shefja e dialogut, nuk është Shpend Ahmeti me Fatmir Limajn dhe ka thënë që dialogu shumë mirë ka ecur me Presidentin Thaçi dhe do të vazhdoj me Presidentin Thaçi”, deklaroi ai.Ai e cilëson se me votimin e kësaj rezolute, Hashim Thaçit vetëm i është dhënë legjitimitet. Për këtë arsye, Konjufca thotë se e me apo pa dashje populli do t’i mbajë përgjegjës për atë që do të nënshkruhet në fund.
Zgjidhja ideale, sipas tij, do të ishte nëse kuvendi voton një aktvendim ku i dërgohet Brukselit se gjithçka çka ka negociuar Hashim Thaçi duhet të kthehet në zero.“Ne i kemi shpjeguar këtë Shpend Ahmetit dhe PSD-së, i kemi thënë kujdes sepse me veprimet e tuaja po bëheni shkaktar të ecjes përpara të presidentit Thaçi me planin e tij shumë të rrezikshëm për vënien në tavolinë të territorit të Republikës së Kosovës…… nëse janë në kilometrat e fundit të marrëveshjes, Shpend Ahmeti me Fatmir Limajn kanë bërë gabim kardinal që po i shkojnë prapa Hashim Thaçit, sepse vetëm ia kanë zgjedhur, e kanë amnistuar nga kriza e legjitimitetit.
Ky ka pasur krizë të legjitimitetit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti e kanë amnistuar presidentin tonë nga kriza e legjitimitetit që e ka pasur ai… dashje pa dashje ata janë bërë përgjegjës në atë që do të nënshkruhet në fund. Nuk e di ata a e dinë, mirëpo populli, qytetari do t’i mbaj përgjegjës edhe Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajn, bile bile dhe për atë që Hashim Thaçi do të nënshkruaj, ndoshta pa e ditur dhe këta hiç, sepse iu kemi shpjeguar dhe iu kemi treguar që ky projekt ndalet kështu. Së pari një aktvendim për Hashim Thaçin, kjo është pika e parë. Pika e dytë, ai aktvendim duhet t’i dërgohet Federica Mogherini dhe t’i thuhet që gjithçka që ke folur me këtë njeri, ke arritur deri tash, ka ra në zero, tash është në zero.
Mos konsidero që ke arritur asgjë me Hashim Thaçin”, tha ai.Ai po ashtu vlerësoi se me vetëdije apo pa, ky delegacion po i bëhet bisht presidentit Hashim Thaçi për ndarje të Kosovës. Sipas tij, kjo shihet te mënyra si Thaçi po i mban peng me dokumente që nuk po ia dorëzon, gjë që tregon se është shumë i vendosur për me vazhduar rolin e tij dhe delegacionin me i marrë si bisht here pas here, kur ka kohë në Bruksel.