Dell Inspiron 7537

Përveç dizajnit të jashtëzakonshëm dhe performancave të fuqishme, një nga adutët kryesor të laptopit Inspiron 7537, është sigurisht ekrani i shkëlqyer Full HD me prekje.

Seria e re “Inspiron”, sjell shtëpizën e projektuar nga alumini në mënyrë mjaft mbresëlënëse, performancë shumë të mirë, një kohë të respektuar të autonomisë dhe ekranin e shkëlqyer Full HD me prekje. Përveç kësaj, seria Dell 7000, është shumë e hollë. Trashësia e përgjithshme e kësaj pajisje është 22.2 cm, e cila kontribuon në përshtypjen e kompaktësisë, pavarësisht ekranit prej 15-inçësh.

Nga ana tjetër, ndërtimi i fuqishëm kishte një ndikim negativ në masën totale prej 2.6 kg. Prandaj, nuk është i përshtatshëm për transportim të shpeshtë. Përveç dizajnit të jashtëzakonshëm dhe performancave të fuqishme, një nga adutët kryesor të laptopit Inspiron 7537, është sigurisht ekrani i shkëlqyer Full HD me prekje. Ekrani është i bazuar në matricën IPS nga LG-ja, që siguron riprodhim të vërtetë të ngjyrave dhe këndin e gjerë të shikueshmërisë. Lojërat dhe filmat në këtë ekran duken fenomenalë.

Zmadhuesit e zërit “Wavemaxx” të integruar në sfond, mundësojnë zë të lartë dhe mjaft cilësor. Dihet se procesorët e Dell-it nga seria 7000 bazohen në serinë Haswell. Megjithatë, është disi e habitshme që Dell-i ka vendosur këtu për të përdorur një procesor të veçantë me harxhim të ulët të energjisë, Core i7 4500. Ky procesor për nga shpejtësia e tij, nuk mund të krahasohet në kuadrat me versionet Core I7, por konsumon në mënyrë të konsiderueshme më pak energji.

Në kombinim me 8 GB RAM, ofron performancë shumë të mirë dhe punë të këndshme. Adhuruesve të video lojërave, patjetër do t’ju pëlqejë kartela grafike e integruar. Nvidia GT 750M, ka fuqi të mjaftueshme për të iniciuar lojërat më të reja.

Artikulli paraprak(Video) Hoxhë Enis Rama flet për çështjen e problemit të Ezanit
Artikulli vijuesGalaxy S5 vjen këtë muaj nga Samsung