Dënohet me burg të përjetshëm Almir Dërpljanin

Gjykata i shqiptoi dënim të përjetshëm Almir Dërpljaninit, i akuzuar për vrasjen e policit Afrim Arifi. Dërpljanin është një nga tre personat të cilët në vitin 2008 në afërsi të Fakultetit të Shkencave Natyrore sulmuan një ekip t njësitit policor Alfa, njofton Zhurnal.
Të akuzuarit i është gjykuar në mungesë, por pas ekstradimit të tij lënda u kthye në gjykatë. Në Maqedoni ai u ekstradua nga një burg i Kosovës vitin e kaluar.
Ai dhe Rexhail Qerim, Agil Ismailin dhe me dy autorë të tjerë të panjohur deri tani, në vitin 2008 në parkingun e Fakultetit prej automobilit të markës Golf kanë gjuajtur 70 plumba në drejtim të makinës së policie. Për Arifin plumbat ishin vdekjeprurëse, ndërsa dy kolegët e tij mbetën invalidë të përhershëm.

Sipas dëshmitarëve, Dërpljani ka blerë prej tij targa, për të cilat policia konstatoi se janë montuar në Golfin prej të cilit është shtënë.

Almir Drpljanin konsiderohet si një nga kriminelët më të kërkuar dhe lidhet me vrasjen për motive të gjakmarrjes në Vizbeg para disa vitesh. Ai dyshohet gjithashtu për plaçkitjeve të ProCredit Bank dhe Komercijalna Banka.

Paraprakisht u dënua me 8 vjet burg për grabitje në furgonin e Postave të Maqedonisë në Çair.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakSefer Canovski Latasit: T’bani “selam” Bashkabani: Mos luaj me ndjenjat e qindra milionave turq
Artikulli vijuesPër 24 orë janë dhënë 1.817 vërtetime për emigrantë