Deputetet për 8 mars ia qesin tymin!

Nga seanca që kanë pasur sot gjatë ditës, e ku kanë folur ndër të tjera edhe për më shumë pushtet, deputetet shqiptare në mbrëmje po festojnë 8 Marsin në njërin nga hotelet ekskluzive të kryeqytetit.
Por, ligjvënëset po shkelin një ligj të Republikës së Kosovës, duke pirë cigare në ambient të mbyllur. Lajmin për koha.net e bën me dije një dëshmitare që po qëndron aty.
 
Në 10 tavolina në ballë të kësaj salle luksoze, ato po argëtohen me muzikën e motrave Libohova.
Artikulli paraprakTë riut pejan i kthehet tumori në sy: Punon për pesë euro në ditë, shpreson t’i bëjë paratë për shërim!
Artikulli vijuesNëntë vjeçari humb jetën në lumin Ibër