Dhjetëra zyrtarë republikanë nuk e votojnë Trump

Pesëdhjetë zyrtarë të sigurisë nga partia republikane janë deklaruar se kandidatit të partisë së tyre, Donald Trump “i mungon karakteri, vlerat dhe përvoja” për tu bërë president, duke paralajmëruar se ai do mund të bëhet “presidenti më i pamatur në historinë e Amerikës”.

“Ne jemi të bidnur se ai do të bëhej një president i rrezikshëm duke e vënë sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e vendit në rrezik”, thonë ata në një deklaratë të publikuar nga gazeta, “The Neë York Times”.

Grupi përfshinë ish shefa të sigurisë së shtetit, drejtora të inteligjencës dhe këshilltarë të lartë presidencial.

Ata nuk kanë thënë se do të votojnë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton, në fakt kanë shprehur “dyshime” rreth saj, sidoqoftë, e kanë bërë të qartë se “asnjë prej nesh nuk do të votojë për Donald Trump”.

“Ai nuk di apo nuk dëshiron që të ndajë të vërtetën nga e pavërteta”, shkruan më tej grupi duke thënë se Trump ka një grumbull të “kualiteteve të rrezikshme” që do të duhej ta diskualifikonin atë nga presidenca.

“Ne jemi të bindur se në Zyrën Ovale, ai do të ishte presidenti më i pamatur në historinë e Amerikës”.

Artikulli paraprakKuvendi shqyrtoi Demarkacionin në Komisionin për punë të jashtme
Artikulli vijuesDosja e Shefave V: Buja cakton dostat në Universitetin e Pejës, Grabovci në Bordin e KEK-ut (p2)