Së paku 32 persona janë vrarë dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur si rezultat i dy shpërthimeve që kanë ngjarë sot në Homs të Sirisë.
Informacionet në lidhje me shpërthimet dhe viktimat janë bërë me dije nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut më bazë në Londër.
Sipas këtij mekanizmi mbikqyrës, shpërthimet, një nga një makinë bombë dhe tjetri sulm vetvrasës, kanë ngjarë në qendër të qytetit, në zonën Zahra.
Sulmi i sotëm është i dyti më i madhi në Homs, që nga marrëveshja e armëpushimit mes palëve ndërluftuese.