Dorëzohet Trumpi, tërhiqet nga ideja e regjistrimit të myslimanëve

Garuesi republikan për president, Donald Trump, po tenton të distancohet nga ideja e themelimit të regjistrit shtetëror të myslimanëve në SHBA, gjë e cila ishte kritikuar ashpër edhe nga rivalët e tij.

Ai për herë të parë foli rreth regjistrit të enjten gjatë një interviste me Yahoo News.

Rivalët e tij nga Partia Republikane e kanë kritikuar ashpër qëllimin e Trump për t’i regjistruar myslimanët, andaj ish-guvernatori i Floridës, Jebb Bush, e karakterizoi idenë si të neveritshme e Marco Rubio e përshkroi si të panevojshme, të cilën amerikanët as që do ta përkrahnin.

E të premten në Fox News Trump tentoi të shpjegojë qëndrimin e tij.

“Dua të përpilohet lista e refugjatëve sirianë, të cilët Barack Obama do t’i fusë në shtet, nëse ne Republikanët nuk e parandalojmë”, tha ai.

Ai mes tjerash tha se raportimet e mediave për deklaratat e tij ishin të pasakta.

Dhe ja pra ai dorëzohet para presionit edhe pse shpesh ka pas deklarata antimyslimanëve, gjë që është kritikuar shumë.

Artikulli paraprakRritet fluksi i migrantëve në Maqedoni, hyrjet selektive
Artikulli vijuesKush është populli më gënjeshtar në botë?