Hetues policorë të sektorit kundër narkotikëve nga Prizreni të mbështetur edhe nga njësi tjera policore kanë kryer një bastisje në shtëpi dhe prona të një të dyshuari me mbiemër Kodra në Leshan të Suharekës në kërkim të bimëve narkotike.
Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe ç’rrënjosur 80 bimë 2-3 metra të gjata që dyshohet të jenë kanabis sativa, transmeton Koha.net.
Po ashtu, sipas Policisë së Kosovës, është sekuestruar edhe një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62mm me një fishekë.
Për të gjitha këto është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.