Duhani dëmton edhe foshnjën në barkun e nënës

Cigarja e konsumuar gjatë periudhës së shtatzënisë përzihet në gjakun e nënës dhe oksigjenin në trup duke dëmtuar edhe fëmijën në barkun e nënës, theksojnë shkencëtarët turq.

Duke theksuar se lëndët e përziera me oksigjenin kalojnë direkt në fetus, specialistja gjinekologe Yildiz Ayhan Tuncay pohoi se më pas tek fëmijët e porsalindur shfaqen sëmundje të ndryshme.

“Nënat, të cilat konsumojnë cigaren gjatë shtatzënisë, rrezikojnë jetën e fëmijës. Tymi i duhanit përmban deri në 4 mijë lëndë kimike duke filluar nga nikotina dhe monoksid karboni. Ai dëmton sistemin e enëve të gjakut të zemrës dhe organet e tjera.

Me ndihmën e placentës dhe kordonit, fetusi ushqehet me gjakun e nënës nëpërmjet të cilit merr dhe oksigjenin dhe elementët tjerë ushqyes. Me rritjen e numrit të cigareve rriten dhe efektet negative tek fëmija” u shpreh Tuncay. /start/kohaislame

Artikulli paraprakQëndrimi ulur, rrezik për shëndetin
Artikulli vijuesShpallen sot emrat dhe dosjet e spiunëve