E keni menduar ndonjëherë si do të ishte jeta juaj pa internet?

A MUND TË JETOJNË NJERËZIT PA INTERNETIN?

E keni menduar ndonjëherë si do të ishte jeta juaj pa internetin? Duke pasur në konsideratë volumin e kohës që njerëzit shpenzojnë në telefonët, ipad-ët dhe laptopët e tyre, një jetë pa internetin vështirë të imagjinohet këto ditë.

Për shumicën e njerëzve, koha përpara se të mbërrinte world wide web (www) është thjesht një kujtim e cila ka filluar të venitet nga impakti që ka pasur teknologjia tek jeta e njeriut.transmeton Kumti

Hulumtuesit e Ipsos kanë zbuluar se shoqëritë në tërësi nuk mund të jetojnë pa internet. Nga 18,180 të anketuar në 23 Shtate, Ipsos arriti në përfundimin se 2/3 e tyre nuk mund të imagjinonin jetën pa prefiksin www.

Në Indi 82% e njerëzve nuk e mendojnë një jetë pa internet ndërsa në Itali dhe Japoni vetëm 62%.

Artikulli paraprakRoboti për vjeljen e dredhëzave (Video)
Artikulli vijuesPërfitimet nga Çokollata