Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka menduar seriozisht për stafin e vet. Madje i pari i qeverisë nuk dëshiron që mbi punëtorët e tij të bie asnjë pikë shiu gjatë muajve që përkeqësohet moti.
E nëse, i shihni rrugës një grup punëtorësh me çadra të njëjta, ata janë zyrtarët e shtetit që punojnë bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, raporton lajmi.net.
Zyra e kryeministrit nuk po ua paguan vetëm mëditjet zyrtarëve, por i ka pajisur edhe me çadra shiu përmes një tenderi publik që e ka shpallur.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar kontratën që e ka nënshkruar zyra e kryeministrit me Operatorin Ekonomik “Talens” , e që kap vlerën 900 euro, raporton lajmi.net.
Në kontratë nuk është bërë e ditur sasia e furnizimit me çadra shiu, ndërsa në thuhet se kanë qenë tr ofertues, që çmimin më të lirë e ka ofruar “Talens”. /Lajmi.