Plaçkë me taksën e sigurisë në Aeroport

Rreth 4.5 milionë euro në vit i grumbullon Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” në emër të tarifës së sigurimit, përderisa shumica e këtyre mjeteve shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve tjera operative, gjë e cila është në kundërshtim me rregullat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Me aprovimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, për secilin udhëtar në shkuarje paguhet tarifa e sigurimit prej 6 euro, përderisa në raportin vjetor të këtij viti institucioni nuk figuron një përshkrim i detajuar i shpenzimit të këtyre mjeteve.

Kjo taksë, të cilën detyrohen ta paguajnë pasagjerët kosovarë, është shumë më e lartë se në disa vende fqinje, shkruan zëri.

Disa nga punëtorët e Aeroportit pohojnë se shpenzimet e sigurimit në Aeroport janë zvogëluar për rreth 50 për qind, ku ka pasur edhe largim nga puna të disa menaxherëve e nderim të punës të disa punëtorëve.kohaislame

Artikulli paraprakKapet bombahedhësi, një në kërkim
Artikulli vijuesEdhe furnizimi me barna temë e dialogut