Në fshatrat e komunës së Shën Nikollës, qytet ky në pjesën qendrore të Maqedonisë, jetojnë shumë pak turq krahasuar me periudhën në të kaluarën e afërt.
Karatmanovo me një familje turke, Lozovo me dy familje muslimane dhe Dorfulija me afërsisht 30 familje turke, janë vetëm disa prej tyre.
Pas migrimit të dendur drejt Turqisë në vitet e 50-ta, këto toka kanë ngelur jetime. Ndërkaq, familjet që vazhduan të jetojnë aty u privuan nga xhamia dhe arsimi në gjuhën turke.
Njëra nga pjesëtaret e familjeve të pakta turke dhe muslimane është banorja nga Karatmanovo Turkan Ahmedova (60 vjeçare)Njëra nga pjesëtaret e familjeve të pakta turke dhe muslimane është banorja nga Karatmanovo Turkan Ahmedova (60 vjeçare)
Njëra nga pjesëtaret e familjeve të pakta turke dhe muslimane është banorja nga Karatmanovo Turkan Ahmedova (60). Ahmedova, e cila jeton me njërin nga të bijtë dhe e cila për arsye të ndryshme nuk ka mundur të largohet nga fshati te i cili kishte ardhur si nuse, rrëfimin e saj e shpalosi për gazetarin e Anadolu Agency (AA).
Duke treguar se para se të vinte nuse fshati kishte qenë fshat turk, Ahmedova u shpreh se tani po e vazhdojnë jetën si familja e vetme turke.
Ahmedova tregoi se njërin djalë dhe vajzën i ka martuar në Turqi dhe se janë përpjekur me të birin dhe të shoqin që të migrojnë në Turqi porse nuk ka mundur ta bind të shoqin.
“Për 20 vite kam qëndruar në shtëpi të vjetër. Një dimër të shoqin e pata dërguar në Turqi, ndërkohë që kujdesesha vet për dhentë. I pata thënë: ‘Ahmet, ti shko në Turqi, e nëse të pëlqen, do t’i marrim fëmijët e të jetojmë atje.’ Shkoi dhe erdhi e nuk i pëlqeu. Paska qenë kallaballëk. E kur e morëm vendimin për të mos shkuar, e ndërtuam shtëpinë”, u shpreh Ahmedova.
Duke potencuar se në fshat jetojnë 150 familje jomuslimane dhe se asnjëherë nuk kanë përjetuar asnjë problem, Ahmedova tha se më parë ekzistonte një xhami e cila ishte rrënuar me zvogëlimin e numrit të banorëve.
Ahmedova foli edhe në lidhje tyrben me emrin Kamber Baba e cila ndodhet në fshat. “E ka ndërtuar një njeri që njihet si Hasan abi i cili ishte nga Stambolli. Çelësat i kam unë, kurse i dërgoj ata që vijnë për vizitë. Kur pata ardhur nuse, ishte para rrënimit. Erdhi një i moshuar që njihej si Hasan abi, i cili Kamber Babanë e kishte parë në ëndërr dhe e ndërtoi”, tha Ahmedova.
– Veten e shohin si nga një çelës që janë lënë në këtë rajon
Gjendja është e njëjtë edhe në fshatin tjetër turk, Lozovo. Në fshatin ku jetojnë vetëm dy familje muslimane, xhamia e cila për qindra vite ka qenë sfiduese dhe e cila tani qëndron e shkatërruar, i mahnit kalimtarët edhe përkundër gjendjes aktuale.
Xhamia e cila qëndron në gjendje të rrënuar pranë hekurudhës që lidh veriun dhe jugun e Maqedonisë, është një copëz pasqyrimi i migrimit që ndodhi para shumë viteve.
Haxherja, anëtarja e familjes e cila më parë kishte migruar nga Karatmanovo në këtë fshat, rrëfeu për jetesën në LozovoHaxherja, anëtarja e familjes e cila më parë kishte migruar nga Karatmanovo në këtë fshat, rrëfeu për jetesën në Lozovo
Haxherja, anëtarja e familjes e cila më parë kishte migruar nga Karatmanovo në këtë fshat, rrëfeu për jetesën në Lozovo.
Haxhereja, e cila jeton me tre bijtë e saj, u shpreh: “Kishim xhami shekullore, tani më edhe ajo nuk është. Si çdokush tjetër, edhe ne duam ta kemi xhaminë tonë. Ku do ta falin namazin e Bajramit fëmijët e mi? Nuk dëgjojmë asnjë zë ezani. Falë Zotit, të gjithë jemi muslimanë. Edhe ne kemi të drejtë të dëgjojmë një zë ezani. Po të mos ishin programet televizive turke të cilat i ndjekim përmes rrjetit satelitor, fëmijët tanë do ta harronin gjuhën. Në shtëpi flasim turqisht, por nuk kemi shkollë turke. Në shkolla mësojnë në gjuhën maqedone. Në zonat tjera ka, mirëpo në fshatrat e zonës ku jetojmë ne nuk ofrohet arsim në gjuhën turke. Kam nëntë nipër dhe mbesa. Për namazin e Bajramit shkojnë deri në Veles. Bëj lutje që të na ndihmojnë sa i përket kësaj çështjeje. Nuk e humbim shpresën te Zoti. Dashtë Zoti që të bëjnë xhaminë në Lozovo”.
Duke thënë se infrastruktura e fshatit ka ndryshuar me rënien e numrit të popullsisë pas migrimit drejt Turqisë në vitet e 50-ta, Haxherja u shpreh se “Kanë ngelur një apo dy familje. Megjithatë, kjo është ajo që ka shkruar Zoti. Jo vetëm në fshatin tonë, por edhe në fshatrat përreth ka nga një musliman. Pse? Sepse kjo është ajo që e ka shkruar Zoti. Nga një çelës në çdo vend. Ndodh të na vizitojnë nga Turqia. E po të mos ishim ne, ku do të shkonin ata? Me kë do të merreshin vesh? Natyrisht, atyre u mungojnë vendet e veta. Si mundet që njeriut të mos i mungojë atdheu!?”
Haxherja rrëfeu se nuk kanë dashur t’i braktisin tokat e të shkojnë në Turqi, duke shtuar se vëllanë dhe motrat që jetojnë në qarkun Orhangazi të Bursës ka arritur t’i vizitojë së fundi në vitin 2006 dhe se dëshiron që sa më parë t’i vizitojë sërish./AA/