Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Zeid Ra’ad al Hussein, tha sot se nëse zgjidhet president Donald Trumpi do të jetë i rrezikshëm, parë kjo prej një këndvështrimi ndërkombëtar.
Zyrtari i OKB-së, i cilësoi disa prej komenteve të zotit Trump lidhur me komunitetet e pambrojtura dhe përdorimin e torturës, si “thellësisht shqetesuese”.
Komentet e tij për gazetarët në Gjenevë bëhen vetëm një muaj pasi ai tha se politikanë populistë si zoti Trump dhe nacionalisti holandez Geert Wilders po përdorin frikën dhe premtime për një botë që nuk ka ekzistuar kurrë, për të siguruar mbështetje./VOA