Edukimi i fëmijëve, sekretet dhe mitet.

0
217

Edukimi i fëmijëve ka qënë gjithnjë një fushë ku çdo prind ka dashur të arrijë maksimumin për fëmijën e tij që nga fillimi i kohrave e deri më sot. Çdo prind mundohet që fëmijës ti mësojë gjërat për të cilat prindi mendon se fëmijës do ti duhen gjat jetës së tyre.

Por edhe pse ekziston kjo dëshirë dhe ky mundim që cdo prind pa përjashtim bën për fëmijën e tij në jetën tonë të përditëshme shohim që ka një dallim të madh midis fëmijëve nga familje të ndryshme.

Këtu ka shkaqe që shkojnë përtej mundimit të prindit por gjithsesi çdo prindi i lind pyetja se përse fëmija im nuk është si fëmija i shokut, kolegut, komshiut apo dikujt tjetër. Përgjigja e kësaj pyetje nuk është aq e vështirë sa e mendoni, dhe në fakt është shumë e thjeshtë.

Pavarsisht dëshirës së mirë të prindit që fëmija të ketë një edukim të saktë duhet që prindi të ketë një dituri të madhe reth edukimit, të ketë durim, përqëndrim, zgjuarsi etj. Ashtu, siç për të rritur një bimë të shëndetshme nuk mjafton vetëm që të ujitet çdo ditë me ujë por ka nevojë për diell në sasinë e duhur, ushqim në sasinë e duhur, kujdes në krasitje e pastrim etj. Po ashtu për të edukuar një fëmijë duhet që çdo ditë të punohet në mënyrën e duhur dhe çdo ingranazh në mekanizmin e edukimit të funksjonojë me përpikmëri.

Pra është kjo punë e palodhur duke vënë në lëvizje çdo ingranazh të mekanizmit që do të ndihmojë në formimin e personalitetit dhe aftësive të fëmijës.

Ajo çka bën dhe dallimin ndërmjet prindërve është pikërisht jo dëshira por dituria dhe puna sistematike dita ditës për të pasur rezultatin e dëshiruar. Shumë prindër mund të mendojnë se kanë fëmijë të edukuar mirë dhe të aftë por nëse çdo ingranazh nuk ka funksionuar siç duhet atëherë keta fëmijë nuk kanë marrë maksimumin që mund të merrnin. Keta prindër do ti kishin dhënë fëmijës së tyre një edukim më të mirë nëse do të kishin pasur më shumë dituri.