Muslimanët në Burma të tmerruar nga vrasjet dhe zjarret mbi shtëpitë e tyre

Muslimanët në Burma janë të tmerruar nga djegia e shtëpive të tyre nga shoqëria e irrituar e budistëve, të cilët në veriperëndim të vendit kanë djegur disa shtëpi të myslimanëve.

Pas kësaj ngjarjeje, policia e Burma-s, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar Tahandou ku disa persona në drejtim të shtëpive të myslimanëve kanë lëshuar gurë dhe lëndë djegëse nga të cilat janë djegur shumë shtëpi të myslimanëve. Vlen të theksohet se nga përleshjet e fundit në Mianmar të paktën kanë humbur jetën 250 persona shumica e të cilëve myslimanë dhe 140 mijë të tjerë janë shpërngulur.

Artikulli paraprakIzraeli ka në arsenalin e armëve 200 mbushje bërthamore
Artikulli vijuesSiri: Nesër fillon procesi i ‘vështirë’ i zbatimit të rezolutës së OKB-së