TURQI – LIROHET DEPUTETI I RRËMBYER NGA TERRORISTËT

Është lënë i lirë deputeti i Partisë Popullore Republikane, Hysejin Ajgyn, i cili ishte rrëmbyer 2 ditë më parë nga organizata terroriste.

Ditën e diel deputeti i Partisë Popullore Republikane (CHP), Hysejin Ajgyn (Hüseyin Aygün) kishte shkuar në provincën Tunxheli, që është edhe vendlindja dhe zona zgjedhore e tij.

Deputeti shoqërohej nga këshilltari Deniz Tunç dhe gazetari Kadir Mergit.

Në kilometrin e 35-të të rrugës tokësore Tunxheli-Ovaxhik terroristët i bllokuan rrugën automobilit me të cilën udhëtonte deputeti Ajgyn.

Terroristët deputetin Ajgyn e zbritën nga makina dhe e morën me vete dhe u larguan në drejtim të pyllit.

Kurse gazetari Kadir Mergit dhe këshilltari Deniz Tunç shkuan në Tunxheli dhe njoftuan autoritetet përkatëse për rrëmbimin e deputetit.

Pastaj forcat e rendit filluan në zonë një operacion në shkallë të gjerë.

Me deputetin nuk ishte krijuar asnjë kontakt që nga dita e rrëmbimit të tij.

Por pritja e tensionuar mori fund sonte në mbrëmje.

Deputeti Ajgyn u la i lirë afër fshatit Tornova i Poshtëm (Tornova köyü) i varur nga nënprefektura Ovaxhik.

Në deklaratën e lëshuar nga Prefektura e Tunxhelisë bëhet e ditur se deputeti kishte shkuar vetë në këmbë në postëkomandën e xhandarmërisë dhe kishte deponuar mbi ngjarjen.

Pas marrjes në pyetje deputeti Ajgyn u kthye në qendrën të qytetit të Tunxhelisë. Pastaj Hysejin Ajgyn shkoi në shtëpi dhe u çmall me pjesëtarët e familjes.

Më pas deputeti Ajgyn bëri edhe sqarime për gazetarët në lidhje me rrëmbimin e tij.kohaislame

 

Artikulli paraprakLIROHET ME KUSHT IVASHQENKO!
Artikulli vijuesEGJIPTI DËNON ME VDEKJE 4 PERSONA