Vrasja e trefishtë e cila tronditi qytetin e Prizrenit, të dielën pasdite, del të jetë me të kaluar të hershme problematike mes të dyshuarit për vrasje dhe viktimave.
Policia Rajonale e Prizrenit, pas vrasjes konfirmoi për KALLXO.com emrat e tre të vrarëve në Prizren.
“Viktimat janë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Belgin Ersoy,” tha zëdhënësi i policisë Hazir Berisha.
Policia ende është në kërkim të dyshuarit përvrasjen e trefishtë, ndërsa ka gjetur veturën e braktisur me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për babë dhe bir, ndërsa ky i fundit dyshohet t’i ketë dhënë ndihmë babait duke e larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së vrasjes.
KALLXO.com ka mundur ta konfirmojë se i dyshuari për vrasje të trefishtë është E.Sh. nga Prizreni, në konflikt disavjeçar me viktimat që pësuan dje
KALLXO.com ka hulumtuar edhe në të kaluarën kriminale të viktimave, e cila doli të jetë e bujshme me vepra penale.
Tre të akuzuarit ishin përsëritës të veprave penale, që në gjuhën juridike ndryshe quhen si recidivist.
31 vjeçari Ferdi Shishko,shtetas i Kosovës i përkatësisë etnike shqiptare, ishte i martuar baba i një fëmije, ndërsa kishte të kryer vetëm tri vite të shkollës fillore. Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, për tëfigurojnë 6 vepra penale.
Tri prej tyre kanë të bëjnë me lëndim tëlehtë trupor, dëmtim i pasurisë së luajtshme dhe kanosje, përderisa një vepër tjetërtë lëndimit të rëndë trupor e ka pasur në bashkëkryerje me viktimën tjetër Belgin Ersoy.
Viktima e dytë, 36 vjeçari Belgin Ersoy, me kombësi turk, kishte të evidentuara 5 vepra penale.Tri prej tyre kishin të bëjnë me shkaktim të lëndimit të lehtë trupor një vepër penale e kanosjes dhe vepra penale e lëndimit të rëndë trupor e kryer në bashkëkryerje më viktimën Shishko.
Ndërsa te viktima e tretë, 32 vjeçari Haki Thaqi, me kombësi shqiptar, poashtu figurojnë 3 vepra penale.
Prej tyre një vepër penale e kanosjes, një vepër penale e armëmbajtjes pa leje dhe një tjetër vepër penale e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
E Kaluara mes të dyshuarit dhe viktimave
KALLXO.com ka siguruar edhe dosjen e lëndës ku të akuzuar për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor ishin dy nga viktimat e rastit, ndërsa i dëmtuar ishte E.Sh. tani i dyshuari për vrasje.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, më 07 qershor 2013, rreth orës 16:00 në Prizren, në rrugën “Sheh Jemini” pikërisht në oborrin e Qendrës Tregtare “Abi Center”, Ferdi Shishko dhe Belgin Ersoy, në bashkëveprim i kishin shkaktuar lëndim trupor duke i dëmtuar përkohësisht shëndetin të dëmtuarit E.Sh.
“Derisa i dëmtuari ishte duke pirë kafe, Shishko dhe Ersoy, nga pjesa e pasme e kishin goditur me thikë dhe shkop bejsbolli, mjete këto të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, apo dëmtim të rëndë të shëndetit” thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
Goditjet, i dëmtuari i kishte marrë në pjesën e kokës, në krahun dhe shpatullën e majtë, në shpinë dhe pjesë tjera të trupit. Këto lëndime ishin konstatuar në mendimin e ekspertit mjeko- ligjor si lëndime të rënda trupore.
Për këtë rast, i cili siç duket ishte edhe fillimi i problemit dhe që kishte ndodhur në qershorin e vitit 2013, gjykata nuk kishte arritur të mbante asnjë seancë gjyqësore, për shkak se lënda nga prokuroria i kishte shkuar gjykatës pas dy vitesh, më saktësisht në muajin shkurt të vitit 2015.
KALLXO.com ka kuptuar se problemet mes të dyshuarit dhe viktimave kishin vazhduar edhe mëtej, së fundmi viktimat kishin pasur konflikt edhe me djalin e të dyshuarit.
KALLXO.com ka konfirmuar zyrtarisht se në trupin e dy viktimave të djeshme Ferdi Shishko dhe Haki Thaqi, janë gjetur armë, të cilat i kishin pasur me vete në momentin kur kishte ndodhur vrasja.
Ndërsa Policia ende është në kërkim të dorasit.kohaislame