“Për fat të keq, do të shohim një dobësim të shpejtë të ekonomisë iraniane. Shumë kompani do të ulin kapacitetet apo do të mbyllen”, ka thënë Sikakisehri
Eksperti i mirënjohur ekonomik, Vahid Sikakisehri, ka deklaruar se Irani mund të ulë ndjeshëm eksportin e naftës në periudhën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për portalin “Fararau”, Sikakisehri ka thënë se në baza ditore në disa vitet e ardhshme eksporti i naftës mund të reduktohet deri në 700 mijë fuçi, nga 2.5 milion fuçi të tanishme.
“Pritet që fuçia e naftës së papërpunuar në periudhën e ardhshme të arrij çmimin prej 60 dollarë. Rënia e eksportit të naftës do të rrezikojë njerëzit që punojnë në sektorët me pagë të ulëta, e cila do të çojë në rritjen e dallimit midis pakicës së pasur dhe shumicës së varfër”, ka thënë Sikakisehri.
Ai paralmëroi se autoritetet iraniane duhet të marrin masa urgjente për të parandaluar rënien e mundshme të valutës vendore.
“Për fat të keq, do të shohim një dobësim të shpejtë të ekonomisë iraniane. Shumë kompani do të ulin kapacitetet apo do të mbyllen”, ka thënë Sikakisehri.
Sikakisehri më tej akuzoi udhëheqësinë iraniane se nënvlerësojnë ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj ekonomisë iraniane.
“Kemi pothuajse ekonomi pa kokë dhe nuk kemi program të qartë të luftës kundër sanksioneve”, ka thënë Sikakisehri
Plan programi i buxhetit, i dorëzuar nga administrata e presidentit iranian, Hassan Rouhani, në parlamentin e vendit, parashikon një eksport ditor të naftës prej 1.5 milion fuçi për vitin aktual.