Qeveria meksikane ka aprovuar ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara për baronin e drogës, Joaquin Guzman, i njohur me pseudonimin El Chapo.
Avokatët e tij do të kenë një afat kohor prej 30 ditësh për të apeluar vendimin e gjykatës vendase.
Megjithatë, burime zyrtare bëjnë me dije se edhe nëse nuk do të ketë një apelim të vendimin, përfundimi i procesit të ekstradimit do të kërkojë disa muaj.
Mbi El Chapon rëndojnë disa akuza përfshirë ato të trafikut të lëndëve narkotike, vrasja, etj.
Baroni i drogës u rikap në muajin janar, vetëm gjashtë muaj pasi u arratis nga një burg i sigurisë së lartë nëpërmjet një tuneli afro 2 kilometër të gjatë.
Ai gëzon reputacionin si trafikanti më i madh i lëndëve narkotike në botë.
El Chapo prej vitesh ka qenë në krye të kartelit Sinaloa, një bandë mjaft e fuqishme e cila rivalizon me kartelin tjetër të njohur si Zeta.
Vetëm pak javë më parë, autoritetet e transferuan Joaquin Guzman në një burg të sigurisë së lartë, i cili ndodhej shumë pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara. Mediat raportuan se kjo ishte një lëvizje e qartë se për baronin po përgatitej ekstradimi.
El Chapo po ruhen në masa mjaft të rrepta sigurie, pasi ka treguar se mund të arratiset edhe nga qelitë më të sigurta.