Elmaz Qamili, hoxha që lëshoi xhaminë për Universitetin e Tetovës!

Në gjithë rrjedhën e ngjarjeve që përcaktojnë fatin e këtyre vendeve gjatë historisë, pa dyshim, gjejnë vend të merituar edhe ulemaja shqiptare nga territori i Tetovës që zënë vend në analet e historisë, e cila është pjesë e kontributit e të lavdisë shqiptare. Populli ynë ndër vite e shekuj ka nxjerr figura të shquara të cilët me veprën dhe dijen e tyre kanë lënë gjurmë në historinë popullatës shqiptare të këtyre trojeve. Një ndër figurat e shquar që la gjurmë në historinë tonë ishte edhe Hafiz Elmaz ef. Qamili.
Hafiz Elmaz ef. Qamili lindi më 07.07. 1933 në fshatin Poroj të Komunës së Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen, ndërkohë përkrah shkollës fillore, vijoi edhe Hifzin (vitet 1946-1948), pranë hoxhës dhe alimit Hafiz Ejup ef. Abazi. Që nga fëmijëria ishte i dhënë pas mësimeve fetare të cilat i ndoqi tek Hafiz Mahi ef. Mehmedaliu prej viteve 1950 deri me vdekjen hoxhës së nderur në vitin 1977.

Hafiz Elmaz ef. Qamili prej vitit 1958 deri në vitin 1971 shërbeu si hoxhë në qytetit e Mitrovicës (R.K), në vitin 1971 kthehet në vendlindjen e vet dhe punësohet në xhaminë e fshatit, aty shërben me një përkushtim të madh deri në fund të jetës së tij.

545033

Pas fillimit me punën si imam në Xhaminë e fshatit Poroj për një kohë shumë të shkurtë arriti të krijoji imazhin e një hoxhe të mirëfilltë duke sjellë një freski tek xhemati. Ka qenë anëtarë i këshillit të Myftinisë së Tetovës njëkohësisht edhe anëtarë i komisionit për hifz ku morri pjesë në shumë gara kuranore që organizoheshin në kuadër të Bashkësisë Islame të R.M

Në rrethanat e ndryshme, ulematë shqiptarë, që në shumicën dërmuese të rasteve ishin edhe mësues në shkollat e kategorive të ndryshme, shquhen për një qëndrim dinjitar, ata kurrë nuk lejuan që besimi, feja të bëheshin pengesë në përparimin e popullit tonë. Veprimtaria Hafiz Elmaz Qamili aspak nuk pushoi deri në kalimin e tij në amshim. Sa herë që kërkonte nevoja, ai ishte në shërbim të popullit, si hoxhë si këshilltarë por edhe si njeri i vullnetit të mirë.

Hoxha i nderuar duke u nisur nga parimet Kur’anore, tregoi urtësi, tolerancë e respekt për gjuhën dhe shkollën shqipe. Në 17 shkurt të vitit 1994, në mektebin e xhamisë së fshatit Poroj u mbajtën ligjëratat e para të studentëve të Universitetit të Tetovës, ajo ditë ishte ditë e Xhuma, para se të fillon ligjërata e ditës së Xhuma Hafiz Elmaz ef. Qamili si Imam në Xhamin e fshatit Poroj ju drejtua popullatës së tubuar me fjalët: “Sot namazin e Xhumas do ta falim jashta Xhamis në mbrojtje të shkollimit , universitetit dhe studentëve”, me këtë mesazh që ia drejtoi xhematit të tubuar në Xhami të gjithë dolën jashtë Xhamisë në përkrahje të popullatës së tubuar për të mbrojtur studentët që po sa kishin fillua ligjëratën e parë në UT.

Pas një sëmundje të shkurtër, më 20 Dhjetore 2015 vdiq. Lajmi për vdekjen e tij i pikëlloi jo vetëm familjen e tij dhe të gjithë ata që e njihnin. Hafiz Elmaz ef. Qamili u varros në fshatin Poroj në prezencën e një numri të madh xhemati nga Poroji dhe rrethina, në këtë varrim morrën pjesë të gjithë të punësuarit e Myftinsë së Tetovës në Krye me Myftiun Dr. Qani Nesimi si dhe hoxhallarë të shumtë nga Tetova, njofton Lajmpress.

Fjalimi i Selver ef.

Hafiz Elmazi ishte njëri nga imamët e këtyre trevave i cili përgjatë historisë ka dëshmuar shembullin e unitetit, e respektit ndaj njeriut dhe njerëzores, shembullin e paqes dhe stabilitetit, ai ka shërbyer si faktor i rëndësishëm frymëzimi për brumosjen e ndjenjave të pastra të besimit dhe atdhedashurisë; të solidaritetit dhe mbështetjes së vlerave dhe traditave më të bukura të besimtarit të mirë. Ai dhe gjenerata e tij e hoxhallarëve shqiptar të kësaj periudhe me vokacion, nuk ishin politikanë dhe politika nuk ishte profesion i tyre, por ishte vetëdija e tyre morale e politike, si sintezë e dy komponentëve kryesorë: patriotizmit dhe besimit, që i vuri ata në krye të ngjarjeve të mëdha të kombit, me të cilat, jo vetëm që hynë në histori, por edhe e bënë historinë.

Gjenerata e hafiz Elmazit kan kontribuar në mbrojtjen e nderit dhe të etikës së shoqërisë shqiptare, prandaj janë deklaruar edhe kundër disa gjërave për të cilat drejt për së drejti binin ndesh me kulturën islame. Ata kanë punuar për arsimin shqip, duke lejuar që mektebet dhe xhamitë të përdoren për mësimin e nxënësve shqiptar. Mektebet janë përdorur si shkolla të para. Në vitin 1994 themelohet Universiteti i Tetovës, në këtë inicijativë sublime kanë marrë pjesë shumë ulema tëTetovës dhe më gjërë.

Ligjëratat e para të këtij Universiteti do të mbahen në mektebin e xhamisë së Porojit. Dhe pikërisht më 17 shkurt të vitit 1994, ditën e xhuma gjatë zhvillimit të ligjëratave të para me studentën USHT-së paraqiten forca policore të dedikuara për qëllime antiarsimore dhe antinjerëzore. Para se të fillon ligjerata e ditës së Xhuma Hafiz Elmaz ef. Qamili si Imam në Xhamin e fsh. Poroj ju drejtuhet popullatës së tubuar me fjalët “Sot xhuma për ne është mbrojta e shkollimit, mbrojtja e universitetit, mbrojta e studentëve”, me këtë mesazh i drejtohet xhematit të tubuar në Xhami, që edhe njëherit vuri në dukje qëndrimin e pa luhatshëm kur ishte në pyetje e vërteta, arsimi dhe besimi.

Artikulli paraprakPrishet minarja e xhamisë nga një serb
Artikulli vijuesDetaje rreth dëmtimit të minares së xhamisë në Velekincë