BRUKSEL (AA) – Kryeministri slloven, Miro Cerar, ka pohuar se Sllovenia ka mbyllur plotësisht kufijtë e saj për refugjatët të cilët vinë nga Kroacia në mënyrë të organizuar me tren, pa viza të vlefshme të Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 478 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Sllovenisë, kryesisht me tren, nga mesi i tetorit kur në rrugën e ashtuquajtur Ballkanike u përfshi edhe Hungaria.
Policia sllovene, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka hyrë asnjë refugjat në territorin e Sllovenisë në katër ditët e fundit. Ndërkohë, dhjetëra mijëra refugjatë presin në kufirin e Greqisë me Maqedoninë.