Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ditën e hënë në 19 shtator do të shkojë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti Erdoan, në Nju Jork, ka mesazhe për 3 tema.
Presidenti turk, në samitin e liderëve, do të shpjegojë politikën migratore të Turqisë, tentativën tradhtare të grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) në datën 15 korrik dhe luftën kundër terrorit.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohen dy samite të ndryshme në lidhje me refugjatët. Në Samitin e Emigrantëve dhe Refugjatëve që do të zhvillohet ditën e hënë më 19 shtator do ti jepet vend mendimeve të përfaqësuesve të instituteve ndërkombëtare që zhvillojnë punime në lidhje me refugjatët.
Kurse në 20 shtator, Presidenti amerikan Barack Obama do të mirëpresë Samitin e Liderëve që do të zhvillohet me qëllim që të sigurohet që vendet të marrin më shumë përgjegjësi për problemin e refugjatëve, ndihmat kundrejt tyre dhe punësimin dhe krijimin e mundësive të arsimit për refugjatët.
Në Samit Turqia do të përfaqësohet nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Presidenti turk që do të gjendet në Nju Jork gjatë datave 19-22 shtator do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët botëror.
Presidenti Erdoan, në Samitin e Liderëve me temë “Refugjatët” do të shpjegojë politikën shembull të Turqisë mbi refugjatët dhe do të ndajë me liderët botëror propozime për zgjidhjen e përhershme të problemit të Sirisë për dhënien fund të krizës së refugjatëve.
Ai do të shpjegojë edhe tentativën tradhtare të grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) në datën 15 korrik dhe luftën kundër terrorit.