Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në Kongresin e Madh te Punonjësve Gra të Sindikatës (Türk Metal) i cili u mbajt në hotelin Büyük Anadolu raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij presidenti Erdoğan ka pohuar se: “Gratë nuk presin mirësi, por drejtësi. Gratë nuk presin kufizime për kërkojnë një garë të drejtë. Gjithashtu ato kërkojnë respekt dhe jo të shfrytëzohen. Askush nuk mund të mbyllë veshët apo të kthejë shpinën ndaj këtyre kërkesave të grave. Ne deri më sot gjithmonë kemi qëndruar në anën e tyre në kërkimin e të drejtave të tyre dhe gjithashtu kemi kundërshtuar shfrytëzimin e tyre për shkak të gjinisë”.
– “Ato që meritojnë respektin më të madh të merituar janë nënat, bashkëshortet, fëmijët e dëshmorëve tanë”-
Presidenti Erdoğan u shpreh se: “Ato që meritojnë respektin më të madh, përshëndetjen dhe përkujtimin më të sinqertë të merituar janë nënat, bashkëshortet, fëmijët e dëshmorëve tanë. Përkujtoj me respekt, me mëshirë dhe mirënjohje të gjithë këto guximtarë të cilët për mbijetesën e kombit dhe të vendit duke lënë mbrapa të dashurit e tyre pa iu dridhur qerpiku kanë vajtur drejt një lufte dhe si rezultat kanë sakrifikuar jetët e tyre”.
– “Ekzistojmë për katër gjëra”-
Duke theksuar se askush nuk do të ketë fuqinë e mjaftueshme të ndajë kombin presidenti Erdoğan ka shtuar se: “Ne ekzistojmë për katër gjëra. Një komb, një flamur, një atdhe, një shtet. Askush nuk do të ketë fuqinë e mjaftueshme të ndajë këtë komb. Ato që përpiqen të ngrenë një flamur tjetër të barasvlershëm me flamurin tonë nuk do të gjejnë hapësirë në këtë vend. Gjithashtu nuk do të gjejnë vend as ato që dëshirojnë të përçajnë trojet e atdheut. Kurrë nuk do të lejohet një shtet brenda shtetit”.
– “Dënimin më të madh ndaj gruas e ka dhënë perceptimi që burgos jetën në “kllapat e lirisë ekonomike”-
Erdoğan duke vënë në dukje se perceptimi i cili ka izoluar nga jeta ekonomike dhe sociale gruan duke e burgosur në shtëpi relativisht është i kohëve të fundit, ka shtuar se: “Po e shpreh qartë, sipas meje dëmin më të madh ndaj gruas e ka dhënë perceptimi që burgos jetën në ‘kufizimin e lirisë ekonomike’. Ndërsa cila është ajo punë e një nëne mund të konvertohet në të holla? Nuk mundet”.
Erdoğan ndër të tjera ka pohuar se “gruaja nuk duhet të vlerësohet me mbulesën në kokën e saj, por me mendimet që ka brenda kokës, dhe jo me rrobat që ajo vesh, por me besimin që ajo ka në zemër”. Ai ka theksuar se për këtë arsye ato nuk bëjnë dallime nëse është me “mbulesë” apo “pa mbulesë”, si dhe ka pohuar se “nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Kjo është të mos vlerësosh njeriun”.
Ndër të tjera presidenti Erdoğan u shpreh se: “Nuk mund ti ofroni lirinë një gruaje duke rrënuar institucionin e familjes dhe duke eliminuar vlerat. Përkundrazi kjo është një qasje që hap rrugën e shfrytëzimit të gruas në çdo fushë”.