Erdogan: ISIS shkatërron civilizime, Europa dhe SHBA janë në telashe për 3-5 qytetarë të tyre

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, në një fajlim në programin “100 vjetori i Frymës së Çanakalasë dhe Rinisë” duke iu drejtuar të rinjve tha “Europa dhe SHBA janë në telash vetëm për 3-5 qytetarë të saj” raporton Anadolu Agency (AA).
 
Erdogan i cili tha se “Dyert e europës dhe dyert e SHBA janë me kuptimin e plotë si një murë për refugjatët të cilët largohen nga konfliktet në Siri” ai ka shprehur më tej se “Ata që e ngrenë botën në këmbë kur një qytetar i tyrë lëndohet, pothuajse qëndrojnë si një  spektatorë duke parë se mesdheu po kthehet si një varrezë e refigjatëve. Organizata e quajtur ISIL e cila pret koka, kryen ekzekutime masive, duke shkatërruar xhami, shkolla, librari tyrbe dhe duke kryer një masakër të qytetërimeve, ndërsa ata janë në telash se 3-5 qytetarë të tyre marrin pjesë në ISIL”.
 
– Të rinjtë e këtij vendi nuk janë vandalët që ju shihni në ngjarjet e parkut Gezi”
 
Presidenti Erdogan gjithashtu ka shprehur më tej: “Të rinjtë e këtij vendi nuk janë vandalët që ju shihni në ngjarjet e parkut Gezi. Të rinjtë e këtij vendi nuk janë ata provokatorët të cilët veshin fustane dhe djegin rrugët. Rinia e këtij vendi kurrë nuk është nga ata përdhunuesit e ulët të cilët masakruan vajzat tona të pafajshme. Ja, rinia e këtij vendi është këtu përballë nesh po qëndron, rinia e vërtetë. Ne e dimë që ju jeni ata të rinjë që e përfaqësojnë këtë vend ata që janë të morlashëm, punëtorë, të ditur. Faelnderuar qoftë zoti për ju”.
 
– “OKB ka nevojë të riformatohet”
 
Presidenti Erdogan ka shprehur gjithashtu se “Asadi duke masakruar 350 mijë persona nga populli i tijë duke shkatërruar një vend, duke zhdukur një histori ata janë akoma në një përpjekje për të balancuar mbikëqyrjen në KS-OKB. Ja prandaj them që bota është më e madhe se pesëshja”. Erdogan shton më tej se “Nuk jemi më në luftën e 2 botërore, nuk jetojmë kushtet e asaj kohe, jemi shumë shumë larg atyre kushteve. Tashmë Kombeve të Bashkuara i duhet një riformatim. Nëse janë të sinqertë duhet një këshill të OKB-së që të përfaqësojë të gjithë botën e jo vetëm Europën, vetëm Azinë, vetëm Amerikën. Nuk mund të ketë një llogjikë të tillë si “anëtarë i përhershëm”, “anëtarë i përkohshëm”. Duhet të përcaktohet 15 shtete, apo 20 shtete dhe që të gjithë bëhen të përhershëm me rotacion 1 vit apo 2 vjet dhe kështu asnjë vende nuk ngelet pa marrë detyrë në KS-OKB. Kjo është drejtësisa”.
Artikulli paraprakXhamia mbi Kalanë e Prizrenit
Artikulli vijues“Kamila Chocolate”, fabrika e turkut me origjinë nga Kosova