Erdoğan është presidenti i parë i Turqisë i cili zyrtarisht ka vizituar Bregun e Fildisht. Ai u shpreh se Bregu i Fildishtë do të jetë njëra nga qendrat më të rëndësishme të botës moderne në Afrikë.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së sotme në Bregun e Fildishtë tha se Turqia është në goditjen më të madhe të krizës së refugjatëve, porse dyert e saj nuk janë të mbyllura dhe nuk i mbyll për ata që ikin nga lufta, për dallim nga vendet perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Lidhur me refugjatët, bota sërish po hyn në kaos. Në vendin tim janë thuajse tre milionë migrantë dhe ne momentalisht mirëpresim këto tre milionë njerëz. Nuk ua kemi mbyllur derën, as që ua mbyllim siç e bëjnë vendet perëndimore. Nëse shikojmë situatën financiare, këto vende janë në situatë më të mirë se ne. Por ata theksojnë ‘asnjëherë’, nuk pranojnë dhe nuk lejojnë që refugjatët të hyjnë”, tha Erdoğan gjatë konferencës së përbashkët për mediat me presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara.