Është i palëvizshëm, mirëpo sexhden nuk e ndal (Video)

Jam habitur kur dëgjova se një djalosh i palëvizshëm fal namazin. Ka shumë djem të fortë dhe të shëndosh të cilët mundohen të gjejnë arsyetime dhe nuk i kryejnë obligimet ndaj Allahut. Ata edhe një sëmundje të lehtë e marrin si arsye për të mos e falë namazin. Ata mendojnë se namazi është humbje kohe.

Për dallim nga ata, një djalosh i palëvizshëm, edhe me forcat e fundit, mundohet të fal namazin. Ai është i palëvizshëm por nuk kërkon arsye për mos faljen e namazin. Ai edhe abdesin nuk mund ta marr vetë.

Ai mundohet ta falë sa më bukur namazin dhe t’i bëj ibadet Allahut. Djaloshi i cili “Fatihanë” e ka mësuar në moshën 12 vjeçare thotë: “Unë dua të hyjë në Xhennet.”

Vallë, sa e falënderojmë Allahun që na ka dhënë shëndetin dhe begati të tjera të panumërta?

https://www.youtube.com/watch?v=qJl71PnBs6A

Artikulli paraprakQyteti kinez me ligj e ndalon pështymën në rrugë
Artikulli vijuesKrijohet Këshilli i Përbashkët i Muslimanëve në SHBA dhe Europë