Është sanur rrjeti i dëmtuar i EVN Maqedonisë në rajonin e Tetovës

0
177

Shkup, 4 gusht- Ekipet e EVN Maqedoni e sanuan rrjetin e dëmtuar në rajonin e Tetovës i cili gjatë periudhës së mbrëmjes u vërshua reshjet dhe kohëra të këqija.

 
Reshjet e jashtëzakonshme stuhia dhe erërat kanë dëmtuar kanë shkaktuar prishje të rrjetit elektro-distributiv, e me këtë edhe ndërprerje të rrjetit të energjisë elektrike. 
 
Konsumatorët në zonën e qytetit të Tetovës dhe në vende të përballueshme në këtë rajon përsëri janë duke u furnizuar me energji elektrike, duke iu falënderuar përpjekjeve të ekipeve të EVN Maqedoni  në Tetovë të cilët kanë menaxhuar në mënyrë efikase situatën e krijuar edhe në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike, ku morën edhe përforcim nga kolegët nga qytetet  përreth. 
 
Për shkak të stuhisë, një numër i madh i shtyllave janë rrëzuar, ndërsa kabllot elektrike janë shkëputur. Pa energji elektrike mbeten fshatrat: Shipkovicë, Vejce, Brodec, Bozovc, Veshallë, Nerashtë. 
 
Në rajonin afër f. Shipkovicë dhe f. Nerashte, në fazën përfundimtare është inspektimi i të gjithë tensionit të mesëm, prej ku furnizohet ky rajon dhe sanimi i shtyllave elektrike të rrëzuara. Pritet që gjatë ditës së sotme të fillojnë me furnizim me energji elektrike edhe këto vendbanime. 
 
Ekipet e përforcuara të EVN Maqedoni edhe më tutje janë në terrenin e Tetovës, duke bërë përpjekje të mëdha që suksesshëm të përfundojnë sanimin e defekteve të mbetura.
 
© ZHURNAL.mk