EUROZONA DO TË SHPËRBËHET

“Udhëheqësit evropianë duhet të jenë të përgatitur për një shpërbërje të mundshme të eurozonës”, ka thënë në një intervistë për gazetën britanike “Telegraf”, ministri i Jashtëm finlandez, Erki Tuomioja.

Ai ka pohuar se zyrtarët finlandezë janë përgatitur për shpërbërjen e eurozonës dhe se kanë “plan për çdo eventualitet”.

“Nuk ka rregulla për të lënë euron, është vetëm çështje kohe”, ka thënë ministri i Jashtëm finlandez. Sipas tij Jugu apo Veriu do të largohet për shkak “këmishës së forcës” së monedhës që ka sjellë mjerim për miliona njerëz dhe po shkatërron të ardhmen e Evropës.

“Është një fatkeqësi absolute. Kështu siç po shkojmë ne do të mbetemi pa para. Por askush në Evropë nuk dëshiron të dalë i pari dhe të marrë përgjegjësinë”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është diçka që ne e promovojmë në Finlandë, dhe as ide e qeverisë finlandeze, por ne duhet të jemi gati. Shpërbërja e Eurozonës nuk do të thotë fund i Bashkimit Evropian, përkundrazi mund të bëjë që BE të funksionojë më mirë”, ka thënë Tuomioja.kohaislame

Artikulli paraprakBRENDA VITIT SHPALLET KOMPANIA FITUESE PËR TELEKOMIN
Artikulli vijuesHTC, SËRISH CELULARI MË I MIRË SOCIAL