Facebook tani me artikuj të plotë të mediave në faqen e saj

Facebook sapo ka lansuar një shërbim të ri të quajtur Instant Articles, i cili i lejon mediat të krijojnë përmbajtje interaktive të cilat ruhen në serverët e Facebook dhe shfaqen në listën tuaj të lajmeve në rrjetin social.
Shërbimi i ri i Facebook me sa duket është krijuar kryesisht për qëllime të shpejtësisë. Kjo pasi që artikujt e publikuar në Facebook marrin në mesatare deri në 8 sekonda për tu hapur nga aplikacioni i saj mobil, duke u bërë përmbajtja më e ngadalshme e cila hapet në faqen e rrjetit social, thuhet në njoftimin për media të Facebook.
 
Mu për këtë, Facebook ka vendosur që këtë përmbajtje ta integrojë në faqe, dhe sipas tyre, kjo e bën që përmbajtja të hapet deri në 10 herë më shpejtë sesa ka qenë deri më tani.
 
Prandaj duke filluar prej sot në ora 10, mediat e rëndësishme sikurse Times, BuzzFeed, The Atlantic, National Geographic, NBC News, The Guardian, BBC News, dhe Bild e Der Spiegel do të postojnë artikujt e tyre në Facebook nga shërbimi i ri i saj, Instant Articles.
 
Fillimisht, ky opsion do të jetë në dispozicion për përdoruesit e sistemit operativ iOS, por së shpejti pritet që i njëjti shërbim të ofrohet edhe në Android. 
Artikulli paraprakJabllanoviq nuk vjen në prokurori
Artikulli vijuesiPad Pro vjen në fund të këtij viti