Fashistët britanikë marshojnë kundër Islamit

Ndjenjat anti-Islame janë të larta në Angli pas sulmeve të muajit të kaluar  në Charlie Hebdo në Francë dhe fraksionet britanike të  ekstremit të djathtë bashkohen kundër muslimanëve. 

Me sapo të formuarën PEGIDA-n në Angli, një zëdhënës i Lidhja e Mbrojtjes Angleze (DEGJ) dhe Britania e Para,  grupe islamofobe fashiste të themeluara dhe aktive në Angli,  kërcënohen, tërbohen me retorikën e tyre kundër muslimanëve që jetojnë në Angli.

Këto grupe janë duke u përgatitur për një demonstratë kundër muslimanëve më 7 shkurt 2015 në qytetin West Midlands të Dudley pranë Birmingham-it.

Bradley Doak është vetëm një nga shumë fanatikët e grupit anglez “Lidhja e Mbrojtjes Angleze (DEGJ) të cilët janë duke e shfaqur hapur  urrejtjen e tyre kundër Islamit dhe planifikojnë për të udhëtuar në Dudley, ku ka një pakicë muslimane, të bashkohen me protestën.”

Ngjarja, demonstrata, është promovuar përmes mediave sociale dhe përmes web faqes zyrtare të DEGJ-it dhe fokusohet në një xhami që është planifikuar të ndërtohet në Dudley.

Udhëheqësi i Këshillit të Dudley-së, këshilltari Pete Lowe, tha në një deklaratë në faqen e internetit të këshillit se nuk ka fuqi ligjore në dispozicion për të ndaluar demonstratën dhe kjo mund t’i kushtojë bizneseve lokale deri në 1 milion dollarë. 

 

Ne jemi të qartë si komunitet dhe si një këshill që DEGJ-i nuk është i mirëpritur në Dudley, qytet i vogël, por nuk ka kompetenca ligjore të disponueshme për të ndaluar një protestë statike demokratike, tha Lowe.  

Demonstrata e DEGJ-it do të presin jo vetëm të ashtuquajturat divizionet e aktivistëve, por edhe anëtarët që e urrejnë Islamin nga “Lidhja e Mbrojtjes” me anëtarët polakë, belgë, skocezë, të cilët përshkruhen nga kritikët si një skuadër fashiste dhe një organizatë e  sapo themeluar e cila imiton lëvizjen anti-islamike, e cila ka fituar me shpejtësi mbështetje kohët e fundit në Gjermani -Pegida Britani e Madhe.

Disa anëtarë të Partisë Nacionaliste Britanike dhe Partia Indipedente e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), gjithashtu e mbështesin  demonstratë.

 

Paul Locke, i cili planifikon të bashkohet në protestë, zbulon se tubimi patjetër do të kthehet në shëmtim.

 

Një kundër-tubim i organizuar nga shoqata Të Bashkuar Kundër Fashizmit do të marrë pjesë por disa blloqe larg nga demonstrata e  DEGJ-it.

Këshilli i Dudley-it ka pranuar se demonstratat do të pengojnë jetën e përditshme në Dudley. Këshilltari Lowe tha: Ne jemi duke punuar ngushtë me policinë për të minimizuar ndikimin e bizneseve në qytet. 

 

Policia po i inkurajon biznesmenët që t’i hapin bizneset si zakonisht, por ne jemi të vetëdijshëm se disa mund të marrin këshilla të pavarura dhe të vendosin sipas zgjedhjes së tyre për t’i hapur ose për t’i mbyllur më  herët më 7 shkurt 2015.  

Britania e Para është një grup që e përshkruan veten si një organizatë patriotike. Udhëheqësi i grupit, Paul Golding, tha në një video në YouTube se ata nuk janë një organizatë e dhunshme, por ka për qëllim të ndalojë të ashtuquajturat bandat e trajnuara muslimane, duke pretenduar se bandat e tilla i shfrytëzojnë vajzat e reja të krishtera. Pavarësisht pretendimeve të Golding, Britania e Para ka provokuar muslimanët që jetojnë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në operacione të ndryshme duke pushtuar xhami, duke shpërndarë fletushka të diskutueshme dhe duke i shqetësuar besimtarët.   

 

Grupi përdor ish-Land Rovers-at e Ushtrisë Britanike, disa prej të cilëve ishin në shërbim në Afganistan.

Pegida e Anglisë po planifikon të mbajë demonstratën e tyre të parë në Newcastle në fund të muajit shkurt.

Tubimi i mëparshëm i DEGJ-it në Dudley në vitin 2010, demonstruesit u përleshen me policinë dhe më shumë se një duzinë e demonstruesve u arrestuan.

Artikulli paraprakPublikohen imazhet e para të Windows 10 për smartfonët
Artikulli vijuesAnkaraja do të organizojë Kongresin Botëror mbi Islamofobinë