
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur sot të pafajshëm Fatmir Limajn në të gjitha pikat e aktakuzës në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.
Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Limaj shpallet i pafajshëm për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare
E plotësuar: Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqin dhe Shpëtim Telakun për pikën e parë të aktakuzës, që ka të bëjë me krim të organizuar në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.
Limaj dhe të akuzuarit tjerë janë liruar edhe nga pika e dytë e aktakuzës, që ka të bëjë me shpërdorim të detyrës zyrtare.
Edhe për pikën e tretë ku Fatmir Limaj, Endrit Shala dhe Nexhat Krasniqi akuzohen për “Marrje e Ryshfetit”, Gjykata Themelore ka vendosur që të lirohen nga akuza.
Vendimi për pikat tjerë të aktakuzës është duke u lexuar nga gjyqtarja e EULEX-it.