Femra të Lindjes së Mesme, dikur të përjashtuara nga sporti sot në Lojërat Olimpike

Prestigjozja “Uashington Post” i ka kushtuar një shkrim faktit të pjesëmarrjes në lojrat olimpike të sportisteve femra me shami.  E ajo e trajton këtë si një risi, pasi deri para pak vitesh kjo qe një tabu, dhe kjo për shumë arsye. Shkrimi, një tip minireportazhi, nis me portretin e një peshëngritëseje dhe një atleteje, që i përkasi vendevë të Lindjes.        

Shkrimi:

Dubai. Në kafenenë e një nga vendeve me ndërtesat më të larta në botë gjejmë një kampione.

Një femër 26-vjeçare nga Emiratet Arabe, muslimane dhe peshëngritëse plot gjallëri dhe me një shami mbi kokë.

Jo shumë kohë më parë, 19-vjeçarja Amna Al Haddad nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se skuadra e saj do të kualifikohej për lojrat olimpike të Rios që po zhvillohen këto ditë. Si atlete nga Lindja e Mesme nuk do ta kishte ëndërruar të shkuarit në Lojrat Olimpike.

Në Londër, 4 vite më parë, Arabia Saudite, Katari dhe Brunei qenë tre vendet e fundit që dërguan atletë në Olimpik. Rreth 16 vende nga Lindja e Mesme kanë dërguar 158 femra në Lojrat Olimpike të Londrës, me në krye Egjiptin me një numër prej 37 sportistesh, më pas Algjeria dhe Maroku.

Lojrat Olimpike verore të Rios që nisën më 5 gusht do të shohin një numër në rritje të pjesmarrjes së femrave nga zonat ku një gjeneratë më parë pjesëmarrja e tyre ka qenë e dekurajuar, dhe pse jo e ndaluar plotësisht.

Ato janë përballur me shumë kritika dhe paragjykime rreth asaj se kur duhet të martohen, sa herët duhet të krijojnë një familje apo se siduhet të vishen gjatë garave të tyre. Megjithatë, duket se po ia dalin suksesshëm me ndihmën dhe përkrahjen e femrave të tjera por dhe të meshkujve kohët e fundit.

Marrë nga: https://www.washingtonpost.com – /tesheshi.com/

Artikulli paraprakNga Ervin HATIBI: Pashallarë të kuq dhe blu: mbi islamizimin me dhunë të armikut në diskursin publik shqiptar (viti 2005)
Artikulli vijuesAlma Lama – nga deputete kundër ekstremizmit islam, ambasadore në djepin e krishtërimit