Dijetari islamik me bazë në SHBA, Fethullah Gülen, është i dyshuari kryesor në hetimet e fundit lidhur me dyshimet për mashtrim të disa shërbyesve publik në Turqi. Lidhur me këtë rast, policia turke arrestoi 65 persona më 24 mars.
Departamenti Kundër Krimeve i Policisë turke tha se të arrestuarit janë të dyshuar për përfshirje në një skemë vjedhje të të dhënave në provimet për përzgjedhjen e personelit publik më 2010. U tha se përgjigjet e këtyre pyetjeve ishin vjedhur nga pjesëtarë të lëvizjes së Gülen.
Sipas policisë pyetjet e provimit janë vjedhur dhe shpërndarë me urdhër të Gülen.
Qeveria turke e akuzon ish-aleatin Gülen për destabilizim të vendit nëpërmjet ;strukturave paralele’ në shtet.kohaislame