Fillon epoka e kriptovalutave

Bitcoin dhe Ethereum kanë shumë ngjashmëri. Të dyja janë kriptovaluta që vijnë në formë “monedhe”, gjë që u jep një vlerë specifike, e cila mund të paraqitet si një vlerë dollari ose euro. Gjithashtu, të dy mbështeten në “blockchain”-in, për transaksione të sigurta.

Këto ngjashmëri mund të jenë aq identike, sa që ata që janë të rinj në përdorimin e monedhave digjitale mund të mendojnë se në fakt, nuk janë duke bërë një zgjedhje, por duke zgjedhur mes dy të barabartave.

Por, nuk është kështu.

Në fakt, ekzistojnë disa dallime të mëdha ndërmjet dy monedhave digjitale. Nëse po mendoni të përdorni një nga këto, është e rëndësishme të dini se cilat janë ato dallime, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur.

Përdorimi

Flasim për dobishmërinë dhe përdorimin.

Për momentin, Bitcoin është lideri i qartë. Ka ardhur më herët dhe më shumë shitës online e pranojnë si një formë pagese. Ethereum, nga ana tjetër, po fiton popullaritet, sidomos në bizneset amerikane.

Megjithatë, Bitcoin ende ka avantazh të thellë. Me ritmin që po zgjerohet Ethereumi, është vetëm çështje kohe para se kjo të ndryshojë.

Për blerjen e kriptomonedhave, mund të qaseni në mënyra të ndryshme. Për momentin, metoda më e përhapur për qasjen në Bitcoin apo Ethereum është përmes një broker-i (ndërmjetësi). Bitcoin është shumë e vështirë të nxirret pa një lloj të caktuar kompjuteri për shkak se blockchain-i është më i madh, por Ethereum do të mbërrijë gjithashtu në këtë pikë, në një të ardhme të afërt.

Besueshmëria

Edhe Bitcoin, edhe Ethereum kanë një shkallë të lartë besueshmërie por një pjesë e mirë e kësaj varet nga përdoruesi. Mund të përdorësh me siguri një kriptomonedhë vetëm nëse keni edukimin e duhur, kur vjen fjala tek depozitimi dhe përdorimi i parave tuaja. Duhet të keni llojin e duhur të kuletës digjitale, për qëllimet tuaja.

Për shembull, mund t’i mbani ose në kopjuter, ose në celular, ose në një hard disk të jashtëm të lidhur në rrjet. Në varësi të qëllimit që keni, secila prej këtyre është shumë mirë.

Ethereum ka huazuar shumë nga Bitcoin, por të dyja kanë bërë përmirësime të mëdha në mënyrën si përpunohet “blockchain”, si mund të mbahen të sigurta paratë digjitale, dhe si mund të sigurohen transaksionet.

Siguria

Ethereum dhe Bitcoin të dy përdorin “blockchain”-in për të siguruar që monedha e falsifikuar të mos ekzistojë. Në këtë aspekt, Ethereum ka një avantazh mbi Bitcoin.

Ethereum përdor diçka që quhet Kontrata e Zgjuar në teknologjinë e saj. Kjo ju lejon të programoni transaksione. Pra, nëse doni të bëni një pagesë automatike për një shitës çdo muaj, ju mund ta bëni atë me Ethereumin.

Nëse kjo është për ju apo jo, varet nga qëllimet tuaja. Sigurisht, pagesat automatike krijojnë lehtësi, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është masa më e mirë që mund të merrni.

Kontratat e Zgjuara gjithashtu ju lejojnë të blini artikuj të tjerë, si aksione dhe prona. Kjo i jep Ethereum më shumë hapësirë përdorimi në botën reale, që Bitcoin aktualisht nuk e ka.

Bitcoin gjithashtu bëri shumë gabime sa i përket sigurisë, disa vjet më parë. Ne kemi dëgjuar të gjitha tregimet e tmerrshme rreth humbjes së parave gjatë shkëmbimeve, apo hakerëve që kanë qasje në miliona dollarë në Bitcoin.

Këto gabime janë shndërruar në përvoja të mëdha të të mësuarit si për Bitcoin ashtu edhe për çdo monedhë tjetër dixhitale. Shpresojmë, këto gabime nuk do të ndodhin përsëri dhe se kriminelët nuk do të gjejnë metoda të reja dhe krijuese për të fituar qasje të paligjshme në paratë tuaja.

Hapësirë për Rritje

Si Bitcoin, edhe Ethereum kanë përjetuar shumë paqëndrueshmëri. Të dyja kanë parë rritje dhe rënie të mëdha.

Bitcoin ka parë një stabilitet shumë më tepër se sa në të kaluarën. Megjithatë, me rritjen e madhe që monedha digjitale ka parë në vitet e fundit, shumë tregtarë dhe investitorë janë të shqetësuar se mos do të kemi një flluskë Bitcoin.

Nëse është kështu, atëherë Bitcoin mund të bjerë në vlerë. Kjo është e vështirë të konfirmohet në një mënyrë ose në një tjetër, kryesisht sepse Bitcoin është i vlefshëm vetëm nëse njerëzit e përdorin atë.

Ethereumi është shumë më e re se Bitcoin. Gjithashtu, vlen të theksohet se Ethereum është shumë më e qëndrueshme se sa ishte Bitcoin, në këtë pikë të jetës së saj.

Ekspertët e tregut kanë vënë në dukje se Ethereumi ka shumë gjëra që Bitcoin nuk i bën. Disa madje kanë vazhduar të thonë se Ethereum së shpejti do të tejkalojë Bitcoin në vlerë.

Është e vështirë të thuash nëse kjo është e vërtetë, por ka disa argumente të forta që shkojnë në të dy drejtimet. Të dyja kanë shumë hapësirë ​​për rritje. Megjithatë, duke u bazuar në atë se sa shpejt Ethereum është përshtatur në këtë treg në zhvillim, duket sikur kjo monedhë ka shumë hapësirë ​​shtesë për rritjen, që Bitcoin nuk e ka.

Artikulli paraprakDitmir Bushati u kërkon Shteteve të Bashkuara që të tërhiqen nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit
Artikulli vijuesÇaj me lëkura të Portokallit