Kocepti i iPhone 5 që mahniti të gjithë

Thashethemet për iPhone 5 kanë më shumë se një vit që po qarkullojnë. Kemi parë disa paraqitje të fotografive si do të duket, dizajnerët kanë bërë konceptime të ndryshme, kurse një ekip nga Apple “arriti” ta humbë një iphone 5 në San Francisko. Megjithatë, askush nuk e di se si do të jetë ky telefon, çfarë hardueri do të ketë dhee as kur do e prezantojë Apple.

Në internet, kohë më parë, u paraqit një video, të cilën e publikoi 17 vjeçari Dakota Adney, ku u prezantua koncepti i iPhone-it të ri me ekran transparent, përkatësisht të tejdukshëm dhe me tastierë virtuale, e cila mund të shfaqet në sipërfaqet e jashtme.

Edhe pse është e sigurt se Apple nuk do të prezentojë një iPhone të tillë, ky video-regjistrim i entuziazmoi shumë njerëz në internet. Duke marrë parasysh përparimin e teknologjisë, prodhuesit e telefonave celularë mund të prezentojnë telefona me këtë lloj ekrani. Video-regjistrimi është bërë si një reklamë e Apple, në të cilën shfaqet përdorimi i aplikacioneve si: Twitter, Siri dhe Instagram në ekran të tejdukshëm, kurse vet telefoni është shumë i hollë.

Për ata që nuk dëshirojnë të punojnë në tastierë të vogël në telefon, Adney gjeti zgjidhje në tastierën e jashtme virtuale, të cilën iPhone e projekton në sipërfaqen e jashtme dhe që ka dimensione sa një tastierë tipike për kompjuter.

Në përshkrimin e tij, në videon Adney për iPhone-in e “vet”, thotë se është “i pabesueshëm”, vjen me procesor A5 me katër bërthama dhe sjell më shumë fuqi. Ekrani iClear Retina shfaq grafikë të mprehtë dhe fotografi të mahnitshme, derisa sistemi operativ iOS 6 e dërgon përvojën e iPhone-it në një drejtim plotësisht të ri.

Ky është koncepti më i mirë deri më tani i iPhone-it të ri dhe duke marrë parasysh idenë e shkëlqyer të videos, Tim Cook mund ta punësojë 17-vjeçarin.

Videon se si duket koncepti i Adney mund ta shihni më poshtë.


Artikulli paraprakLansohet Opera 12
Artikulli vijuesMicrosoft të blej Yammer për 1 miliard dollarë