“Kosovës do t’i liberalizohen vizat” është titulli i një artikulli në prestigjiozen Financial Times, njofton Klan Kosova.
Ky artikull shkruan se bashkë me Kosovën, vizat do t’u hiqen edhe Turqisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë po ashtu.
Një artikull të tillë javë më parë e kishte shkruar edhe Reuters, ku thuhej se bashkë me vendet si Turqia e Ukraina, po përgatitet një propozim për liberalizim vizash edhe për Kosovën.
Më pas ka pasuar një udhëtim i Kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel, por edhe i ministrit për Integrim Europian, Bekim Çollaku.
Çollaku, në një lidhje direket nga Brukseli në Info Magazine të Klan Kosovës, kishte deklaruar se tashmë liberalizimi i vizave është çështje ditësh.
Ai pati thënë se ka marrë fjalët më të mira nga krerët e Bashkimit Europian dhe se Kosova tashmë i ka kryer detyrat e shtëpisë.