Fli se të bën mirë!

Hiqni dorë nga kompjuteri apo ilaçet para se të flini. Është mënyrë më e shëndetshme për një gjumë të mirë
Gjumi është një nga pjesët më të panegociueshme të jetës.

Një gjë nga e cila nuk mund të heqim dorë. Ka nga ata që e konsiderojnë gjumin një humbje kohe. Por në fakt gabohen.
Në 5 vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë vërtetuar se gjumi është një komponent shumë i rëndësishëm i shëndetit tonë fizik dhe mendor.

Nëse kohëzgjatja e gjumit bie poshtë pragut karakteristik për secilën moshë, mund të çojë jo vetëm në shtimin e aksidenteve të ndryshme rrugore dhe në ambientet e punës, por edhe në rritjen e depresionit, obezitetit, diabetit, atakut në zemër, hipertensiot, iktusit dhe vdekshmërisë.

Kështu, sipas të dhënave të studimeve të ndryshme, të flesh më pak se 6 orë në ditë, e rrit me 10 për qind rrezikun e hipertensionit. Të fjeturit më pak se ç’është e nevojshme, shkakton një çekuilibrim të përgjithshëm të të gjitha funksioneve trupore.

Nuk dihet saktësisht se me ç’mekanizma, por shumë studime epidemiologjike kanë zbuluar një korrelacion të dukshëm mes kohëzgjatjes së gjumit dhe funksionimit të trupit të njeriut.

Për shembull, mungesa e gjumit sjell rënie të rënie të shpejtë të kujtesës, aftësisë për të gjykuar, aftësisë për t’u shoqërizuar, kreativitetit, vëmendjes. Ndërsa, rrit rrezikun e depresionit.

Nëse tashmë dihet se kafeina nuk na lë të flemë dhe nikotina e redukton gjumin e thellë, efektet e teknologjisë mbi gjumin janë më pak të njohura.

P.sh, ekrani i një TV plazma ka në trurin tonë të njëjtin efekt si dielli; me dritën e tij të fuqishme mund të kushtëzojë orën tonë biologjike duke e ‘mashtruar’ dhe duke i parandaluar trupit tonë prodhimin e melatoninës, hormoni i gjumi, i cili na ndihmon të flemë.
Të njëjtin ndikim mund të ketë edhe ekrani i kompjuterit.kohaislame

Artikulli paraprak“Shqipëria e Madhe” frikëson serbët
Artikulli vijuesBill Gates flet mbi Windows 8