Foreign Policy: Amerika e ka rritur vet terrorizmin!

Për gazetën prestigjioze amerikane, Foreign Policy, fiksimi i politikës së jashtme amerikane, për të intervenuar me luftë në vendet e vogla, sikurse Kosova e Bosnja, kanë sjellë më shumë rrezik për rritje të terrorizmit, sesa stabilitet.
 
Në 25 vitet e fundit, Amerika ka luajtur rolin aktiv të intervenuesit humanitar në shumë konflikte në shtete të ndryshme, por sipas një raporti të Foreign Policy, kjo politikë ka sjellë më shumë rrezik për terrorizëm sesa stabilitet.
 
“Gjithçka ka nisur me intervenimet humanitare të viteve ’90 ku është promovuar ideja se fuqia amerikane e pas Luftës së Ftohtë është e fokusuar në drejtësi, paqe dhe prosperitet. Këto fraza janë përdorur sidomos në intervenimet në vendet, sikurse Somalia, Bosnja, Haiti e Kosova. Por këto intervenime janë më shumë një shitje e moralit sepse ky intervenim është bërë për interesa të sigurisë së shtetit amerikan”, shkruan Foreign Policy në hulumtim të datës 23 shkurt.
 
E fakti se intervenimi është bërë vetëm për interesa amerikane, sipas revistës amerikane, ka sjellë një indiferencë ndaj zhvillimit të këtyre shteteve dhe të tjerave, ku rritja e rrezikut nga terrorizmi është bërë shqetësues.
 
Tutje, sipas kësaj reviste shteti amerikan nuk është fare i interesuar për të ndihmuar zhvillimin e shteteve ku ka intervenuar por vetëm i ka përdorur ato për rritje të pushtetit amerikan nëpër botë.kohaislame
Artikulli paraprakA ka dallavere edhe me njehsorët e ujit?
Artikulli vijuesJa pse Serbia kërkon hise në Liqenin e Ujmanit