Francë: Numër vazhdimisht e më i madh i pasuesve të Islamit, pas ngjarjeve Charlie HEBDO

Numri i pasuesve të Islamit po rritet në mënyrë dramatike, pas ngjarjeve të sulmit mbi gazetën “Charlie HEBDO”, në Francë. Rritjet e pasuesve po ndodhin kryesisht në Paris edhe në qytete të tjera si Lyon dhe Strasburg.

Pas sulmit në qytetin e Parisit, komunitetit musliman mendonte se atje ata do të jetojnë përsëri vetëm në frikë dhe terror, megjithatë, në Franca ka ndodhur krejt e kundërta, kopjet e shitjeve të Kuranit kanë përjetuar një rritje të paparë në javët pas incidentit, dhe gjithashtu edhe rritja pasuesve të Islamit në Francë po bëhet në mënyrë të papritur.

 

Përveç kësaj, xhamit e mëdha në qytetet franceze po përjetojnë të njëjtën gjë me xhematin e tyre, numri i dëgjuesve të radiove Islame gjithashtu u rrit me 20 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, përkatësisht, në qytetin e Lionit dhe Strasburgut.

 

Nga ana e saj, një francez i ri, i konvertuar në Islam kohët e fundit tha: “konfuzioni në mes terrorizmit dhe islamit pas ngjarjeve Charlie HEBDO, është ajo që e bëri mua që të përqafoj këtë fe, madje tregoi se Islami nuk është me mizori të tilla.”

Radiot franceze citojnë imamët, të cilët njëzëri ranë dakord se kurrë nuk kishin parë një nxitim të tillë për tu kthyer në Islam; zyrtarët në xhamitë e Parisit shpjegojnë, se pasuesit e Islamit janë nga të gjitha fushat, ka drejtor, studentë, ka policië dhe ka edhe mjek.

 

Vlen të përmendet se është parë edhe një fenomen se në bibliotekat pariziene, në veçanti, ka një rritje të numrit të kopjeve të Kuranit, të cilat u shitën gjatë javës që pasoi aksidentin, “Charlie HEBDO”.

Sipas Radios Kulturore Franceze, përgjegjësia për galeritë e fesë pranë Bibliotekës së Parisit deklaroi se:”Të gjitha kopjet e Kuranit që ishin në dispozicion në bibliotekë, u morrën vetëm në dy javët e para pas sulmit të kryer në revistën Charlie HEBDO.”

Zyrtarja e përmendur nga qendra e konsumatorëve tha se blerësit e librave që lidhen me Kuranin apo Islamin “janë jo domosdoshmërisht njerëzit fetarë, por ata më shumë i përkasin komuniteteve të ndryshme”, shtoi zëdhënësi duke thënë se tek të rinjtë po popullarizohen shumë librat me motive fetare. 

 

Për më tepër, dëshmoi se të njëjtat fenomene po ndodhin edhe në bibliotekat e qytetit të Marsejë, siç konfirmohet në krye të librave, janë ato fetare. Klientët janë pyetur për arsyet që i tërheqin për tu marrë kaq shumë me Kuranin dhe librat që shpjegojnë implikimet e tij”, dhe është vënë në dukje se disa prej tyre nuk kanë treguar ndonnjë kujdes ose interes të veçantë më parë “Por janë ngjarjet e Parisit ato që kanë kontribuar në rritjen e interesit në Islam./islammemo/kohaislame.com

Artikulli paraprakPutin-SHBA-së: Do t'ua nxjerr faktet (Foto)
Artikulli vijuesKanada: Dështon plani i masakrës