Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si frutat më të shëndetshme në planet. Ky frut tretet shpejt dhe ju mban të ngopur. Ato janë pasur me fibra natyrore, të cilat janë parësore në funksionimin e duhur të zorrëve.
Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm. Ky frut është shumë efektiv në trajtimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit dhe sëmundjeve tjera, madje edhe kancerit. Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit. Rekomandohet gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna.
Përveç kësaj, ky frut ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën. Ato ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi.