Fshatari me këpucët e vjetra (tregim emocional)

Me një rast, mësuesi dhe nxënësit e tij po kalonin pranë një fushe ku një fshatar po punonte arën. Këpucët e vjetra i kishte lënë në një skaj të arës. Varfëria e tij vërehej në rroba dhe në këpucë.

Njëri nxënës i tha mësuesit: – Eja t’ia fshehim këpucët e tij, dhe ne të fshihemi aty afër në gëmusha, dhe të vërejmë sesi do të sillet dhe pak të argëtohemi.
Mësuesi në këtë i tha: – Djali im, ti rrjedh nga familja e pasur. Nuk është mirë ta përqeshësh askënd e sidomos të varfrit. Unë kam një propozim më të mirë. Merri të hollat që i ke në xhepa dhe futi në këpucët e tij!
Nxënësi veproi kështu, u fshehën për të parë se çfarë do të ndodhte me fshatarin e varfër.
Së shpejti fshatari e përfundoi punën dhe shkoi te këpucët. Kur e mbathi njërën këpucë, pa se ka diç në të, mendoi mos ndoshta është dheu, dhe e lëvizi këpucën, kur nga ajo dolën të hollat. Edhe nga tjetra poashtu. Njeriu për një moment mbeti pa frymë. Ra në sexhde dhe me zë të lartë bërtiti: – Ja Rabb, të falënderoj Ty. Ti e di që gruan e kam të sëmurë, ndërsa fëmijët e uritur.
Mbeti një kohë në sexhde. Mësuesi u kthye kah nxënësi dhe e pa të përlotur dhe e pyeti: – Përse po qan?
Ai u përgjigj: – Po qaj, se asnjëherë nuk kam qenë më i lumtur. Mësova që lumturinë ta kërkoj duke dhënë e jo duke marrë.
Mësuesi i tha: – Djali im, kur fal, e ke mundësi të dënosh, është sadakë. Kur ke mundësi të përgojosh e nuk përgojon, është sadakë. Kur e fsheh të metën e ke mundësi ta zbulosh, është sadakë. Kur e gëzon dikë e ke mundësi ta dëshpërosh, është sadakë.
Dhënia atij që është nevojtar e mbush njeriun me gëzim më tepër se asgjë tjetër …

Huazuar

Artikulli paraprakShkaku pse urrehen është Islami!
Artikulli vijuesYıldırım: Me rritjen në sektorin e energjisë jemi në vendin e dytë në botë