Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Turqisë.
Dy ndeshjet miqësore do të zhvillohen në Turqi, më 14 dhe 15 prill. Kështu ka bërë të ditur për gazetën përgjegjësi i përfaqësuesve në FFK, Artan Govori.
Kosova me Turqinë u përball edhe në muajin shkurt në turneun e futsallit “Adem Jashari”.