Gabimet më të shpeshta tek higjiena orale

Mbajtja e higjienës së zgavrës së gojës mund të duket mjaft e thjeshtë. Pak pastrim me furçë, pak pastrime me perin e dhëmbëve dhe kështu me radhë. Derisa udhëzimet e thjeshta janë përafërsisht të thjeshta, në fakt ka shumë imtësira të cilat janë të rëndësishme për kujdesin e duhur të zgavrës së gojës.

Pastrimi shumë i ashpër me pe

Pastrimi me perin e dhëmbëve është i nevojshëm për të pastruar pjesët tek të cilat brusha nuk mund të arrijë. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet ta irritoni mishin e dhëmbëve me pe. Në vend të kësaj, me pe pastroni butë, mos e afroni shumë perin tek mishi i dhëmbëve, sepse ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Përdorimi shumë i ashpër i perit të dhëmbëve mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve.

Pastrimi shumë i ashpër me furçë

Pastrimi i dhëmbëve me brushë është baza e higjienës orale, por nuk është e domosdoshme të përdoret e tërë forca fizike për të pastruar dhëmbët. Pastrimi i fortë me furçë i dhëmbëve mund të çojë deri te ndjeshmëria e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Stomatologu juaj mund t’ju thotë nëse dhëmbët i pastroni në mënyrë më të drejtë apo shumë të ashpër.

Pastrimi i dhëmbëve menjëherë pas shujtës

Pastrimi i dhëmbëve pas shujtës është i rëndësishëm dhe definitivisht do të përmirësojë shëndetin e zgavrës së gojës. Megjithatë, shumë ekspertë pohojnë se si është mirë që pas shujtës të prisni një kohë të caktuar para se të filloni t’i pastroni dhëmbët. Pas shujtës më së miri do të ishte të prisni gjysmë ore sepse acidet dhe sheqernat e dobësojnë përkohësisht smaltin. Nëse dhëmbët i pastroni shume herët, në fakt mund të dëmtoni smaltin e dobësuar.

Pastrimit me furçë të fillohet gjithmonë nga vendi i njëjtë

Fillimi i pastrimit me furçe nga vendi i njëjtë nuk është ide e mirë. Njerëzit gjatë pastrimit me furçë nuk kujdesen për intensitetin dhe kualitetin e njëjtë të pastrimit të të gjitha pjesëve. Për shembull, nëse filloni pastrimin e dhëmbëve nga dhëmbët e përparmë, derisa vini deri te pjesa e prapme, do të humbni vullnetin fillestar dhe intensitetin që e keni pasur në fillim. Në këtë mënyrë nuk do të kujdeseni njëjtë për të gjithë dhëmbët tuaj.

Shtyrja e kontrollit

Ky është gabimi më i shpeshtë i cili është i pranishëm tek shumica e njerëzve. Njerëzit janë të prirë për të shkuar te stomatologu më së shpeshti kur ndiejnë dhimbjet në zonën e ndonjë dhëmbi. Shkaqet më të shpeshta të shtyrjes janë dembelia, harresa ose financat, por edhe frika nga stomatologu. Gjithsesi shëndetin e zgavrës së gojës duhet ta kontrolloni shpesh. Te stomatologu duhet të shkoni të paktën dy herë në vit.

Shprehitë e këqija ushqyese

Ka shumë lloje të ushqimeve dhe pijeve që mund të dëmtojnë shëndetin e dhëmbëve. Kryesoret në mes tyre janë pijet dhe ushqimet me nivel të lartë të sheqerit ose aciditetit, çka shkakton erozione të pakthyeshme dentare. Sigurisht që nuk mund të hiqni dorë nga gjithçka, prandaj do të ishte më së miri që pas konsumimit të ushqimeve të dëmshme për dhëmbë, ta shpërlani gojën me ujë nja 15-20 sekonda ./koha/kohaislame

Artikulli paraprakAgjenti Sekret Zbuloi Shqiptarët me ID Italiane drejt SHBA
Artikulli vijuesÇka është festa e Shën Gjergjit?