Gates kundër Trump – “Njerëz si unë duhet të paguajnë më shumë taksa”

Microsoft co-founder and philanthropist Bill Gates, in Washington, DC on March 12, 2014.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha se ai duhet të paguajë më shumë taksa dhe se qeveria duhet t’i kërkojë të pasurve të tjerë si ai, që të kontribuojnë në vlera shumë më të mëdha.

“Unë kam paguar më shumë taksa se kushdo tjetër, në mbi 10 miliardë dollarë, por qeveria duhet t’i kërkojë njerëzve që janë në të njëjtën pozitë me mua që të paguajnë taksa shumë më të larta”, tha ai.

Gates, që është personi i dytë më i pasur në botë pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, nuk u tërhoq kur u përmend paketa tatimore e republikanëve, që ka ulur ndjeshëm taksat për korporatat.

“Ishte një projekt regresiv”, tha Gates, duke argumentuar se përfitimet më të mëdha do të ndihem nga super të pasurit, pavarësisht këmbënguljes së republikanëve se reduktimet tatimore do të ndihmojnë klasën punëtore të Amerikës.

Mbi rritjen e pabarazisë në Shtetet e Bashkuara, Gates, i cili ka dhuruar për bamirësi 40 miliardë dollar të pasurisë së tij personale, tha se është një çështje që të gjithë demokracitë e zhvilluara duhet t’i japin rëndësi

Artikulli paraprakShqipëria, e para në botë për numrin e bar-kafeve
Artikulli vijuesThe Economist: Nëse Serbia dhe Kosova shkëmbejnë territore, shpërthen Ballkani