Gaza, gazetarët protestojnë kundër mbajtjes në burgjet izraelite të kolegëve të tyre

Blloku i Gazetarëve të Palestinës është tubuar përpara televizionit el-Aksa i cili i përket lëvizjes Hamas për të protestuar kolegët që mbahen në burgjet izraelite.

 

Në protestë u dënua mbajtja e gazetaarëve palestinezë në burgjet izraelite duke përfshirë këtu edhe reporterin e Sherias Perëndimore të televizionit el-Aksa.

 

Një nga drejtuesit e lëvizjes Hamas në një fjalim në protestën e mbajtur është shprehur se Izraeli burgos gazetarët për të fshehur ato krime që kryen çdo ditë ndaj palestinezëve. Ai ka theksuar se gazetarët palestinezë nuk do të tremben dhe nuk do të reshtin së shkruari për ngjarjet e krimet e turpshme që Izraeli kryen drejt tyre.

 

Reporteri i el-Aksa ishte arrestuar nga forcat izraelite me pretendimin se ka punuar në një zonë të ndaluar dhe akoma nuk është liruar.

 

Nga ana tjetër Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kishte bërë thirrje opinionit ndërkombëtarë për të rritur presionet në mënyrë që Izraeli të lirojë gazetarët palestinezë si dhe dënimin e këtij shteti për krimet që bën në drejtim të gazetarëve.

 

Ndërkohë që siapas statistikave të Ministrisë për Pengjet të Palestinës, në Izrael gjenden rreth 7 mije të burgosur palestinez ku 15 prej tyre janë gazetarë.

Artikulli paraprakDavutoğlu: Dënime të ashpra për ato që ngrenë dorë ndaj grave
Artikulli vijuesPas sulmit në Danimarkë: Netanjahu u bëri thirrje hebrenjve evropianë të emigrojnë në Izrael