Projekti synon të lidhë gazsjellësin Trans Anatolian të gazit natyror (TANAP) te kufiri Turqi-Greqi dhe përmes Greqisë dhe Shqipërisë të kalojë në tokën e Italisë përmes Detit Adriatik
Kostoja e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) të gazit është finaliziuar dhe kalkuluar në 4.5 miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Projekti synon të lidhë gazsjellësin Trans Anatolian të gazit natyror (TANAP) te kufiri Turqi-Greqi dhe përmes Greqisë dhe Shqipërisë të kalojë në tokën e Italisë përmes Detit Adriatik, ku do të lidhet me rrjetin për gaz natyror Snam.
I njëjti do të jetë i gjatë 878 kilometra duke transferuar në tregun evropian gazin natyror të Azerbajxhanit, ndërkohë që kapaciteti i tij i transferimit do të jetë 10 miliardë metra kub në vit.
Drejtori menaxherial i TAP-it, Ian Bradshaw, deklaroi për AA se shifra përfundimtare përfshinë në vete inxhinierinë e gjerë si dhe modifikimet e disajnit të projektit të cilat janë bërë nga viti 2009 e këtej, përfshirë edhe zgjatjen e trasës nga 520 në 878 kilometra.
“TAP pritet të sigurojë fonde nga një numër i madh institucionesh siç është Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe nga Banka Evropaiane për Investim, përfshirë agjencitë për Garanci të Kredisë së Eksporit dhe nga shtete të cilat janë të përfshira në furnizime dhe shërbime që lidhen me projektin”, tha Bradshaw për të shtuar se përpilimi i plotë i tabelës financiare për projektin do të përfundojë gjatë këtij viti.
Ky projekt tha më tej Bradshaw, është i një rëndësie të veçantë për furnizimin e Evropës me gaz nga burime të ndryshme nga Evropa Juglindore.
Përfundimi TAP-it brenda dy vitesh
Zyrtari i TAP-it, tha se projekti është në përputhje të plotë me orarin e paraparë të projektit “Shah Deniz II”, që paraqet fazën e dytë të ndërtimit të fushës më të madhe të gazit azerbajxhanas nga ku do të furnizohet gazpërçuesi TAP.
Bradshaw shtoi më tej se ndërtimi i stacionit kompresues do të fillojë në kuartalin e parë të këtij viti.
“Paraqet një aktivitet dy vjeçar. Shtrirja në det të hapur do të bëhet në dimrin e vitit 2018/2019”, tha ai.
Në vitin 2016 janë kaluar 15 milionë kilometra, 8 milionë orë punë rreth projektit
Më 23 janar në Greqi kanë filluar punët për nxjerrjen nga dheu të mbi 200 kilometrave tubacion, 120 kilometra tubacion është lidhur dhe rreth 100 kilometra tubacion është salduar.
“Gypat kanë filluar të mbërrijnë në Kavala, Selanik dhe Aleksandropullos. Aktualisht kanë mbërritur mbi 60 përqind të 32.000 gypave të cilët do të nevojiten për ndërtimin të 550 kilometrave të sekcionit të Greqisë”, tha Bradshaw.
Sipas tij, në Shqipëri është pastruar një terren prej afërsisht 55 kilometrash, 50 kilometra janë montuar, 40 kilometra janë salduar dhe rreth 30 kilometra nga tubacioni është mbuluar me dhe.
“Kjo do të thotë se në territorin mes Greqisë dhe Shqipërisë, TAP tanimë ka pastruar dhe klasifikuar rreth një të tretën e korridorit, më konkretisht mbi 260 kilometra nga gjithsej 765”, shtoi më tej ai.
Sa i përket pjesës së Italisë, Bradshaw tha se në përputhje me lejen e vetme të autorizimit, të dhënë nga Ministria e Ekonomisë më 20 maj të vitit 2015, TAP vazhdon të përparojë në aktivitetet e saj dytësore që mundësojnë daljen te pika në San Foca.
“Përfundimisht, deri në fund të vitit 2016, ne kompletuam mbi 15 milionë kilometra si dhe kemi punuar më shumë se 8 milionë orë pune pa incidente të mëdha të sigurisë. Kjo është një performancë e shkëlqyer e sigurisë të cilën dëshirojmë ta mbajmë në kohën kur po i afrohemi një terreni të veshtirë malor”, përfundoi ai.